Dhjetra pacientë nga rrethet i drejtohen QSUT-së në Tiranë për të kryer konsultën tek mjeku specialist, me firmën e te cilit merren barnat e rimbursueshme që nuk shpërndahen në rrethe.
Pacientët shprehen se kjo situatë vështirësohet për shkak të kostos së udhëtimit dhe kohës që shpenzohet për të ardhur në Tiranë. Ka mes tyre pacientë që janë nisur në orën 5 të mëngjesit drejt kryeqytetit e duhet të kthehen brenda ditës në rrethin e tyre.
Ndër ta pacientët me diabet, të cilët janë në stad të avancuar, thonë për Report Tv se për rimburësimin e insulinës duhet të udhëtojnë drejt Tiranës çdo 6 muaj. Janë afro 2000 të sëmurë me diabet të cilët duhet të bëjnë këtë rrugëtim nga zona të largëta të vendit.
Nga ana tjetër të kontaktuar nga report Tv mjekët pranojnë se situata nuk është e mirë, ndërsa recetat e pacientëve mund të firmosen edhe nga mjeku specialist në spitalet rajonale.
Deri tani nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përkatëse për zgjidhjen e kësaj situate problematike. Pacientët vazhdojnë të vijnë nga rrethet e të presin në radhë të gjata në një gjendje shëndetësore aspak të mirë.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com