Pacientja holandeze me kancer në të tetëdhjetat e saj bëhet personi i parë që vdes pas infektimit të dytë me Covid-19

Pacientja holandeze me kancer në të tetëdhjetat e saj bëhet personi i parë që vdes pas infektimit të dytë me Covid-19

Foto ilustruese

Një 89-vjeçare holandeze mendohet të jetë bërë personi i parë në botë që vdiq pasi u infektua për të dytën herë me Covid-19.

Gruaja identiteti i së cilës nuk bëhet i njohur për publikun ishte duke trajtuar për kancer, u zbulua se ishte e infektuar me lloje 'të ndryshme gjenetikisht' të virusit në dy episode të ndara. Mjekët njoftuan se 89 vjeçarja u shtrua në departamentin e Urgjencës me shenja të një kolle të rëndë dhe me ethe.

Në momentin që rezultoi pozitiv për koronavirus ajo qëndroi në spital, ndërsa kur simptomat erdhën duke u përmirësuar ajo u rikthye në shtëpi. Megjithatë siç raportojnë mediat ndërkombëtare në asnjë moment gruaja nuk ka rezultuar negative.

Në momentin e shtrimit në spital  herën e dytë, dy muaj pas infektimit të parë gruaja u trajtua me oksigjen për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Pas testeve të realizuara ajo rezultoi për herë të dytë pozitiv për COVID-19.

“Në ditën e 8 gjendja e saj u përkeqësua dhe dy javë më vonë 89-vjeçarja humb jetën”,  njoftuan mjekët.

Deri më sot, studiuesit kanë konfirmuar vetëm 23 raste të ri-infektimit me Covid-19,  4 prej të cilëvë janë në raste më të rënda se në infektimet e para.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin