PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është i interesuar të investojë në klubin e ligës së tretë në Itali, Viçenca. Këtë ai pritet ta bëjë në bashkëpunim me biznesmenin tjetër kosovar që jeton në Zvicër, Hamdi Mehmeti, i cili është aksionar edhe i skuadrës së Superligës së Kosovës, Hajvalia.
Mehmeti prej disa ditësh është në Itali, ku ka pasur takime të shumta me drejtuesit e klubit. Madje në një moment ata ishin shumë afër nënshkrimit të kontratës, mirëpo tani kanë dalë disa çështje të vogla teknike, të cilat pritet të zgjidhen brenda kësaj jave.
Një takim i radhës në mes të dy palëve pritet të mbahet të enjten ku përfundimisht do të vendoset nëse skuadra italiane do të bie në duart e kosovarëve. Pacolli dhe Mehmeti do të duhet të paguajnë 600 mijë euro garanci deri me datë 16 korrik, në mënyrë që të fillojnë punën me klubin. E përditshmja “Tribuna di Treviso” shkruan se Mehmeti është një kandidat shumë serioz për të marr frenat e klubit.
“Pas nëntë vitesh të Serxho Kasinxhenës në krye të klubit, Viçenca do të jetë prapë në duart e huaja. E veçanta e konsorciumit zviceran është se përbëhet nga dy biznesmenë me origjinë kosovare. Është Hamdi Mehmeti, një sipërmarrës i ri, dhe Behgjet Pacolli, ky i fundit për dy muaj nga shkurti deri në prill të vitit 2011 ka qenë edhe President i Kosovës”, – shkruan portali "Goal.com".
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com