Pacolli i kundërpërgjigjet Rajoyt: Do
marrim pjesë në samit me simbole
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka reaguar kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy i cili është shprehur se nuk do të marrë pjesë në asnjë samit evropian apo ndonjë samit ku Kosova është prezente me shenjë të shtetësisë së saj.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka reaguar kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy i cili është shprehur se nuk do të marrë pjesë në asnjë samit evropian apo ndonjë samit ku Kosova është prezente me shenjë të shtetësisë së saj.
Pacolli ka thënë se pavarësisht tendencave për të minuar prezencën e Kosovës në samit apo për të përjashtuar simbole shtetërore, Kosova do të merr pjesë në këtë samit.
Pacolli shkruan:
“ Çdo tentim për të minuar prezencën e Kosovës në samit apo përjashtuar simbolet tona shtetërore, paraqet mungesë të vizionit dhe qartësisë për rajonin”, ka thënë Pacolli.
Postimi i plotë i ministrit Pacolli
" Kosova sikurse të gjitha vendet e tjera të rajonit do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, në muajin Maj, ku pritet tê mbështetet nga të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së perspektiva e qartë dhe konkrete e zgjerimit, për të gjitha vendet e rajonit, duke përfshire Kosovën. Çdo tentim për të minuar prezencën e Kosovës në samit apo përjashtuar simbolet tona shtetërore, paraqet mungesë të vizionit dhe qartësisë për rajonin.
Në kohen kur ndikimi rus është shtuar në rajon, është bërë nëse i nevojshëm unifikimi i BE-s karshi rajonit tonë.
Çdo tendence tjetër për të mos pasur unifikim te politikes evropiane karshi Kosovës, e dobëson BE-në në rajon dhe minon perspektivën e evropianizimit te Ballkanit Perëndimor.Kosova do të marrë pjese sikurse të gjitha shtetet tjera në samitin e Sofjes dhe nuk bëjmë kompromise këtu!
Ua kam thënë homologëve të mi europian disa herë se mos-njohja nga 5 vendet e BE-së, jo vetëm që po e ngadalëson ecjen e Kosovës drejt integrimit evropian, por po e ndanë BE-në në rajon dhe po e bënë akter të dobët karshi akterëve të tretë që po tentojnë të depërtojnë tek ne ", ka shkruar Pacolli.
a.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
44.1%
-
Keq
39.1%
-
Nuk e di
16.8%
Vota total: 1696
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Dritan idrizit në Itali, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve dhe foto e autorit! Detaje nga krimi dhe hetimet
10 Gusht, 11:00
-
Luana Vjollca ndahet nga i dashuri pas 8 vitesh së bashku! Brenda marrëdhënies konfliktuale të ish-çiftit, nga anulimi i dasmës, tek fundi i lidhjes
10 Gusht, 10:45
-
Banorët e rajonit të pasur me litium të Serbisë, zotohen të bllokojnë gërmimet e mbështetura nga BE-ja
10 Gusht, 10:37
-
Lezhë/ Terrorizuan banorët me krisma pistolete, arrestohen 2 të dyshuarit, nën hetim edhe pronari i mjetit! Ja çfarë dëshmoi (Emrat)
10 Gusht, 10:14
-
Imane Khelif fiton medaljen e Artë në Paris 2024! Boksierja algjeriane që trembi botën e shkaktoi 'furtunë' online, fitoi dashurinë e një populli
10 Gusht, 09:58
-
Serbia kushtëzoi hapjen e Urës së Ibrit me zgjerim të territorit të Mitrovicës së Veriut
10 Gusht, 09:26
-
Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione
10 Gusht, 09:18
-
Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
10 Gusht, 09:06
-
Lufta/ Mes raketave e pritave sulmi i Kievit në Kursk nuk ndalet, Moska ka frikë për termocentralin bërthamor
10 Gusht, 08:58
-
Arrestohen katër të dyshuar për planifikim të sulmit ndaj policisë dhe të trazirave në protestën në Beograd
10 Gusht, 08:25
-
Lufta/ Izraeli godet një shkollë në Gaza, 100 të vrarë, IDF: Strehë e Hamasit! Egjipti: Provë se nuk do paqe
10 Gusht, 08:03
-
Temperatura deri në 40 gradë Celcius, ja parashikimi i motit për fundjavën
10 Gusht, 07:45