Për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli, në Kosovë nuk ka pasur luftë, por konflikt. Kështu ka deklaruar ai në deklarimin e pasurisë në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, transmeton portali Editorial për mediat kosovare.

Ky konstatim i tij është kritikuar ashpër nga juristët dhe analistët vendorë. Ndërkaq reagimi ka ardhur edhe nga veteranët e Luftës së UÇK-së, të cilët janë shprehur të zemëruar.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli ka vlerësuar se në vitin 1999 në Kosovë ka pasur luftë të përgjakshme dhe si e tillë do të mbetet në histori. Xhemajli e ka quajtur fatkeqësi kur një politikan mendon që nuk ka pasur luftë, por konflikt.
/rg/shqiptarja.com/