Pacolli në televizionin zviceran:
Shqiptarët kanë bërë krime lufte

Pacolli në televizionin zviceran:<br />Shqiptarët kanë bërë krime lufte
Kreu i Aleancës Kosova e Re dhe njëherësh ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur se Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë nuk do të ngrej akuza ndaj elitës politike kosovare.

Gjithashtu Pacolli thekson se gjykata në fjalë nuk do të rikthej çështje  e politikanëve të cilët janë gjykuar në Hagë, sikurse është rasti i Kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ministri Pacolli ka shpjeguar se :
“Individë që tashmë kanë vuajtur burg në Evropë, pastaj janë liruar, janë kthyer, tani bëjnë punën e tyre për vendin”, thotë Pacolli për televizionin zviceran SRF.

Behgjet Pacolli mendon se jo të gjithë shqiptarët që kanë dalë nga lufta janë të pastër, gjë që sipas tij ka edhe shqiptarë që kanë bërë krime lufte dhe duhet të dënohen për të tilla raste.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre