Pacolli publikon bizneset e tij
në faqen e qeverisë

Pacolli publikon bizneset e tij <br />në faqen e qeverisë
PRISHTINE- Miliarderi Bexhet Pacolli aktualisht zv kryeministri i Kosovës shfrytëzon websitin e faqes zyrtare te qeverisë për të reklamuar bizneset e tij. Mjafton të klikosh ne portalin e qeverisë kosovare të linku I zotit Pacolli ku krahas biografisë së tij janë të rreshtuara pothuajse të gjitha bizneset që zotëron zv kryeministri kosovar.
Pacolli shkruan se ka qënë Drejtor komercial në një sërë kompanish dhe firma të njohura duke nisur që nga vitit 1976 kur ai drejonte Kombinatin e Tekstilit në Gjilan deri në 2009 kur ai mban postin e Presidentit në mjaft kompani të vendosura kryesisht në Zvicër.

Në biografinë e tij në faqen e qeverisë Pacolli rendit një sërë adresash ku klikimi mbi to të con në bizneset që ai zotëron.
“http://www.mabetex.com”, - të con në një kompani konstruksioni dhe inxhinieri civile me qendër në Zvicër.
Kompania ishte bërë e njohur me aktivitetin në Rusi. Asaj iu dorëzuan disa kontrata të rëndësishme konstruktimi, rinovimi, si dhe përtëritjeje të Parlamentit Federal Rus, Shtëpisë së Operës ruse, si dhe Kremlinit në Moskë. “Mabetex Group” ka ndërtuar gjithashtu edhe hotelin “Swiss Diamond Hotel” në Rusi, shkruajnë mediat kosovare.

Ndërkaq hoteli me të njëjtin emër, por që ndodhet në Lugano të Zvicrës, promovohet në uebfaqen e Qeverisë së Kosovës.
Këtë e gjen ne adresën http://www.swissdiamondhotel.net të klikuar po përmes faqes zyrtare të qeverisë kosovare.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron