Behgjet Pacolli ka kontaktuar personalisht futbollistin Granit Xhaka dhe i ka thënë se nëse do gjobitet nga FIFA, do jetë ai që do ia paguaj gjobën në emër të popullit shqiptar.

Kreu i AKR-së dhe deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur dëshirën dhe gatishmërinë e tij për të mbështetur mesfushorin kosovar të Zvicrës, Granit Xhaka, nëse FIFA vendos ta dënojë atë.

Lajmin e ka bërë të ditur në faqen e tij në facebook. 

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Xhaka pas përfundimit të ndeshjes Zvicër – Serbi, të cilën Zvicra e fitoi me rezultatin 3:2, festoi duke veshur fanellën e Ardon Jasharit, një prej lojtarëve të skuadrës. Ai tha se nuk ishte provokim për serbët, por një formë për të mbështetur lojtarin e ri.