Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se deklarata përmbyllëse e samitit të Sofjes, në të cilën mori pjesë edhe Kosova si shtet i barabartë, hap rrugët e integrimit të plotë të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, Pacolli thekson se samiti i Sofjes për Kosovën është historik dhe shumë i rëndësishëm, pasi për herë të parë, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova trajtohet si shtet i barabartë më shtetet tjera të rajonit.

Jemi në rrugë të mbarë drejt realizimit të vizionit tonë për integrime euro-atlantike.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli