TIRANE - Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi ka refuzuar të pajtohet me deputetin e LSI-së Spartak Braho duke e akuzuar atë si vrasës. Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën e Lartë, Doshi është shprehur i vendosur për të mos u tërhequr nga padia për shpifje që i ka bërë Brahos. Ndërsa kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare tha se denoncimin ndaj Doshit për raport mjekësor të falsifikuar e ka bërë në emër të LSI-së, forcës politike ku ai është deputet.
...
Dy deputetët e parlamentit shqiptar Tom Doshi e Spartak Braho kanë refuzuar mundësinë e dhënë nga Gjykata e Lartë për tu pajtuar midis tyre, pas padisë për shpifje që deputeti i përjashtuar nga PS ka bërë ndaj kreut të komisionit të Sigurisë Kombëtare.
Duke mos i dhënë as dorën njëri-tjetrit ata janë futur në sallën e gjyqit, ku seanca prej 10 minutash është shoqëruar me batuta në distancë.
“Unë nuk kam shpifur ndaj Doshit”, - u përgjigj Braho gjykatës, duke sqaruar se deklarimi i tij për raportin falt mjekësorë të Doshit është bërë në cilësinë e deputetit dhe ai ka lexuar një qëndrim të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Me Doshin njiheshim prej vitesh si deputet, po ashtu e njoh dhe para viteve 1990 ku Doshi ka shërbyer si ushtar në Durrës, e nuk kam asnjë problem personal”, - mbylli deklarimet e tij Braho.
Ndërsa deputeti Doshi ka refuzuar pajtimin, duke i thënë gjykatës se ai kërkon që shpifësi të dënohet. Pas refuzimit të pajtimit, Doshi reagoi për mediat duke e akuzuar kreun e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Brahon për vrasje n e një ushtari 18-vjeçar para viteve ‘90.
I pyetur nëse mbështet reformën në Drejtësi, Doshi deklaroi se ai do të jap votën e tij.
Por si përfunduan dy deputetët përballë tyre në gjykatë?
Deputeti Doshi kërkon 1 lekë dëmshpërblim nga deputeti i LSI-së Spartak Braho pasi ky i fundit e akuzoi publikisht se ka falsifikuar raportin-mjekësor me të cilin Doshi justifikoi mungesën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do shqyrtonte kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij, 3 muaj më parë....Kërkesë e cila u bë nga prokuroria pas hetimit ndaj Tom Doshit për një kallëzim të rremë, ku vetë Doshi denoncoi publikisht se kreu i parlamentit Ilir Meta kish paguar vrasës me pagesë për eliminimin e tij.
/Shqiptarja.com

VIDEO