Padia e Canit: Ish-kupola e lojrave
abuzoi me 1.8 mln euro

Padia e Canit: Ish-kupola e lojrave<br />abuzoi me 1.8 mln euro
TIRANE- Dy drejtuesit e Njësisë së Lojrave të Fatit pranë ministrisë së Financave i detyrohen shtetit 256 milionë lekë të reja. Ndërkohë, ministri Cani ka dërguar në organin e Akuzës edhe një kallzim penal për shpërdorim detyre. (Ne foto: Besnik Çobaj)

Ka qenë një audit i ministrit të Financave, që ka vënë në alarm shtetin shqiptar për abuzimin e jashtëzakonshëm që është bërë në sektorin e lojrave të fatit. Pas kësaj, Policia dhe Tatimet janë hedhur në aksionin “Fundi i Marrëzisë”. Dy drejtues të Njësisë së Kontrollit të Lojrave të Fatit kanë krijuar, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, një detyrim ndaj shtetit shqiptar rreth 2.6 miliardë lekë të vjetra. Këtë e zbulon auditi i urdhëruar nga kreu i dikasterit të Financave, Shkëlqim Cani, që ka sjellë edhe në zbulimin e një shpërdorimi masiv të fondeve të shtetit nga Besnik Çobaj dhe Nikolin Gjeka, gjatë kohës që ata kanë qenë përkatësisht drejtor i përgjithshëm dhe drejtor i drejtorisë operacionale së Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, institucion pranë kësaj ministrie.

Në kallzëimin penal, që është dërguar pak ditë më parë në Prokurori, ministri shpjegon se dy drejtuesit nuk kanë kaluar për ekzekutim ose nuk kanë ndjekur ekzekutimin e akt-kontatimeve që janë mbajtur nga ana e inspektorëve të tyre, kur janë konstatuar makina lojrash fati pa licensë, që janë objekt konfiskimi.
Si rezultat i mosveprimit të tyre, buxheti i shtetit ka patur një dëm financiar në masën 64 milionë lekë të reja detyrime dhe 192 milionë lekë të reja gjoba e penalitete të ndryshme, në total 256 milionë lekë ose më shumë se 1.8 milionë euro.

Sipas kallzimit, nuk është zbatuar në asnjë rast nga zyrtarët e sipërpërmëndur mbledhja me forcë e detyrimeve nga debitorët dhe evazorët në shumë vite.
Vendimi ndaj ish-drejtorit të NjMLF, Besnik Çobaj dhe ish- drejtorit të Drejtorisë Operacionale në këtë njësi, Nikolin Gjeka, u mor në bazë të shkeljeve të konstatuara nga Drejtoria e Auditit të Brendshëm në Ministrinë e Financave për periudhën e kontrolluar, nga janari deri në gusht të vitit 2013. Ka rezultuar se detyrimet dhe gjobat e papaguara mbarteshin çdo vit, ndërkohë që subjektet mbeteshin aktive dhe vijonin aktivitetin normalisht në treg pa asnjë pengesë. Deri tani, janë marrë masat administrative “largim nga puna” për dy punonjës, “vërejtje për paralajmërim për largim nga puna” për dy punonjës të tjerë, ndërsa për shkeljet në fushën e prokurimeve, priten të merren vendime për sanksione nga Agjencia e Prokurimit.


faksimile e kallezimit penal per 2 zyrtare te lojrave te fatit
(Foto:Faksimile e kallëzimit penal nga minisrri Cani për 2 zyrtarë të lojrave të fatit)



Shkrimi u publikua sot (22.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë