Tiranë- Monika Kryemadhi dhe juristi Romeo Kara nuk u paraqitën në seancën e kësaj të mërkure në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj, në seancën e parë ftoi palët të paraqiteshin në datë 11 qershor për seancën e pajtimit, por as Kara dhe as Kryemadhi në cilësinë e personit të paditur, nuk u paraqitën.

Mungesa e tyre tregon se ata e kanë zgjidhur çështjen mes tyre.

Jo zyrtarisht, sipas Kara, Monika Kryemadhi ka deklaruar në seancën e kaluar që deklarata e bërë prej saj ka qenë lapsus.

Juristi e paditi Kryemadhin për “shpifje”, pas një deklarate të bërë nga kjo e fundit në një studio televizive, ku tha se Romeo Kara ishte paguar për të bërë kallëzimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta.