Padia në prokurori, reagon Zana
Xhuka: Ndërhyrje nga politika

Padia në prokurori, reagon Zana<br />Xhuka: Ndërhyrje nga politika
TIRANË - Pas letrës se dhjetëra punonjës kanë paditur në prokurori, kryeinspektoren e ILDKP-së, Zana Xhuka, ka reaguar edhe kjo e fundit.

Në një njoftim për median të ILDKP-së, thuhet se, “çdo akt, fjalë dhe veprim, rezultojnë të përsëritura, si një qëndrim të politizuar të papreçedent politik, të organizuar nga individë brenda dhe jashtë një insitutucioni të pavarur, me synimin e vetëm frenimin e Inspektorit të Përgjithshëm, Zana Xhuka, në përmbushjen e detyrës së saj tërësisht ligjore, dhe krejtësisht të pavaruar”.

Xhuka ka njoftuar se, ka pezulluar nga detyra një inspektor të këtij institucioni, për dhunë fizike dhe verbale, duke kërkuar nga Policia e Shtetit, mbrojtje për familjen e saj dhe vetë atë.

“Inspektori i Përgjithshëm i konsideron të gjitha insinuatat dhe shprehjet anonime të deritashme si shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës, të cilat denohen rëndë penalisht.  Gjithashtu, njoftoj përmes mediave, se Inspektori Shkëlqim Ganaj pezullohet nga detyra për dhunë fizike dhe verbale ndaj një titullari të lartë të shtetit shqiptar në detyrë dhe do të kallëzohet penalisht. Për ketë arsye i kam kërkuar Policisë së Qarkut Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbrojtje të veçantë të personit tim dhe familjen time”,  thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Gjithashtu Zana Xhuka, ka bërë të ditur se, edhe posti që ajo mban është në përputhje m,e arsimin e saj. “Ju bëj me dije se pozicionet e deritashme shtetërore të mbajtura, si zëvendës Ministre e Mbrojtjes, edhe me parë, dhe aktualisht si Inspektore e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Kontrollit të Interesave, janë në përputhje të formimit tim të plotë e të lartë qytetar, arsimor, edukativ e profesional, të cilësuara në të gjitha rastet për rezultate absolute”, shkruan Xhuka.

Kryeinspektorja e kontrollit të pasurive, nuk ka lënë pa kujtuar edhe pjerëarrdhjen e saj familjare. "Si një individ që rrjedh nga Familja Gjuka (Xhuka) dhe Familja Shehu, kontribuese në shekuj në shtetformimin e Shqipërisë dhe të Kosovës, me penë dhe me gjak, ju garantoj se do ta përmbush këtë detyrë me dinjitet, profesonializëm dhe integritet të lartë, si çdo detyrë të mëparshme, në përputhje të ligjit dhe vetëm ligjit”.

Gjithashtu kryeinspektorja Zana Xhuka ka dekalruar se, do të bëjë transparencë të plotë të pasurive mbi bazën e dokumentave zyrtare.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij