TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka administruar një tjetër provë të rëndësishme ndaj Imamëve të vetshpallur dhe grupit të xhihadistëve të akuzuar për terrorizëm.
Burime nga organi akuzës bënë me dije për A1 Report se bëhet fjalë për kallëzimin e bërë nga qyteti i Shkodrës Zamir Mani i cili akuzon Genci Ballën për marrjen dhe dërgimin në Siri të fëmijës 4 vjeç dhe ish-bashkëshortes së tij Almira Kastrati. Padia është administruar nga prokurorja e çështjes, Enkelejda Imeraj.
Po të njëjtat burime thënë se veç provave të administruara deri më tani priten dhe kallëzime të tjera ndaj Ballës dhe Bujar Hysës të cilësuar si organizatorët e grupit të xhihadit.
Pas masës së sigurisë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të rënda 8 të arrestuarit, Genci Balla, Bujar Hysa, Edmond Balla, Zeqir Imeri, Astrit Tola, Verdi Morava, Orion Reçi, Fadil Muslimani do të mbeten në burg deri në përfundimin e hetimeve dhe nisjen e procesit gjyqësorë ndaj tyre.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com