Unioni i Prokurorëve ka reaguar përmes një deklarate pas padisë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale i cili ka hyrë në fuqi më 1 gusht 2017.
 
Unioni deklaron se kërkesa ka si qëllim të mbrojë organin e prokurorisë si një organ i pavarur për të qenë në të njëjtën linjë me qëllimin e reformës në drejtësi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
 
Sipas unionit ndryshimet do të sjellin zvarritje të procedimeve penale, uljen e fuqisë së prokurorisë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zbehjen e fuqisë së prokurorisë speciale SPAK.
 
Sipas Unionit të Prokurorisë kërkesa për të shpallur antikushtetues disa neneve vjen si nje kerkese emergjente, por nuk cenon reformën në drejtësi.
 
Ky Kod i cili ka vetëm 24 orë që ka hyrë në fuqi, por kundërshtohet nga Unioni i prokurorëve të Shqipërisë të cilët në padinë e tyre kundërshtojnë 7 nene mes tyre dhe atë të krijimit të gjyqtarit të hetimeve paraprake.
 
Deklarata e plotë e Unionit
Sqarim lidhur me padine e u prokuroreve ne gjykaten kushtetuese. Kerkesa per shfuqimizimin e disa neneve te ligjit nr 35/2017 per disa ndrysbime.te k pr penale te ndryshuar ka si qellim te vetem te mbroje organin e prokurorise si nje organ i pavarur per te qene ne te njejten linje me qellimin e reformes ne drejtesi per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
 
Ndrshimet ne k pr penale per te kontrolluar gjithe vendimarrjen e prokurorise nga gjyqtaret e seances paraprake me siguri qe do passjellin pashmangshmerisht zvarritje te tejsakshme te procedimeve penale, uljen e fuqise se prokurorise ne lufte kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe zbehjen e fuqise se prokurorise speciale SPAK.
 
Kerkesa per te shpallur antikushtetues te disa neneve te k pr penale vjen si nje kerkese emergjente per te mbrojtur pavaresine e prokurorise si nje organ qe do te kete ne te ardhmen peshen kryesore kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.
 
Unioni ka vleresuar ne cdo hap perpjekjet politike per reformen ne drejtesi por kjo kerkese nuk cenin aspak kete reforme duke synuar vetem dhe vetem si u deklarua me lart moscenimin e rregullimit kushtetues per prokurorine per te qene ne lartesine e pritshmerive ne kuader te reformes ne drejtesi.

 
 dy.b/shqiptarja.com