Padia e ministres së Arsimit, deputetja Vokshi: Të japë dorëheqjen! Nuk paraqita dot provat në gjykatë sepse Kushi nuk u paraqit në seancë

Deputetja e PD Albana Vokshi ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit Evis Kushi pasi nuk u paraqit në sancën e parë gjyqësore. Kushi e kishte paditur pas denoncimit që bëri Vokshi për shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar. 

"Sot u paraqita personalisht para Gjykatës së posaçme pas padisë së Ministres së Arsimit Evis Kushi. Zonja më paditi për denoncimin e bërë prej meje, para disa javësh, pas sinjalizimeve të mësuesve të qarkut Elbasan për nxjerrjen dhe shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar. Ishte seanca e parë pajtuese, por për çudi, Ministrja Kushi nuk ndodhej në seancë ashtu siç ligji e përcakton.

Unë kisha me vete të gjitha provat dhe faktet, por edhe pse jo pasojat për keqmenaxhimin e proceseve në Ministrinë e Arsimit, njëri prej të cilëve, edhe testi për vlerësuesit e arsimit parauniversitar. E pata të pamundur t’i paraqes këto prova pasi Ministrja Kushi vendosi që të mos paraqitej", tha Vokshi.

Ndër të tjera u shpreh se kishte kërkuar në gjykatë që të thirrej në seancë Kushi për të paraqitur të gjitha faktet dhe provat të cilat i ka denoncuar. Sipas Vokshit, do të ishte në nderin dhe moralin e ministres së Arsimit nëse do të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen.

"Evis Kushi ka përgjegjësi ligjore, ka përgjegjësi morale dhe përgjegjësi politike. Ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Arsimi sot gjendet në një pikë alarmante vetëm në vitet e qeverisjes së Ramës janë 208 mijë nxënës dhe studentë të larguar nga arsimi sepse ministrja Kushi dhe Edi Rama e kanë kthyer arsimin në celulë të Partisë Socialiste. 

 Politizimi i sistemit dhe keqtrajtimi financiar i mësuesve janë arsyet kryesore pse sot arsimi është ne gjendjen me të keqe ne te gjithë historinë e vet. Testet e maturës theksuan edhe njëherë gjendjen e rende te këtij sistemi. Kjo qeveri është armike e dijes dhe e zhvillimit. Nxënësit tanë po lenë shkollën dhe braktisin Shqipërinë. Pa dijen, pa arsimin, pa rininë, Shqipëria është në rrezik", tha Vokshi.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sola: 29/06/2022 15:07

    Arsimi dihet qe nuk eshte ne nivelet e duhura por ne krahasim kur ishit ju ne pushtet eshte me mire. Ju i conit te studionit me mesatate 5 por tani te pakten eshte ngrit mesatarja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen