Fondacioni “Demokracia Popullore Xhaferi”, që njihet ndryshe nga shqiptarët si një nga firmat e fashme piramidale që lulëzuan në vitin 1997, është paditur në Gjykatën e Tiranës, pasi është debitore në shumën prej 150 milionë lekë të vjetra të shtetasi Arben Xhuxha. Mësohet se ky shtetas ka blerë apartamentin që ndodhet në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë, banesë kjo ku ushtronte aktivitetin e tij fondacioni piramidal me emrin “Demokracia Popullore Xhaferi”. Shuma që Arben Xhuxha ka derdhur në arkën e administratorëve është 150 milionë lekë të vjetra, por sipas padisë së depozituar në gjyaktën e Tiranës, Xhuxha pretendon se edhe pas pagimit të lekëve, atij nuk i janë vënë në dispozicion ambjentet e apartamentit që ai ka aritur ta blejë sipas procedurave të një ankandi që është zhvilluar nga administratorët e fondacionit. Mësohet se disa herë, paditësi i është drejtuar administratorëve në mënyrë private për lirimin e ambjenteve dhe vënien në dorëzim të tij, por në fakt kërkesat nuk janë marrë në konsideratë nga administratorët e rinj të fondacionit “Demokracia Popullore Xhaferi”. Nisur nga kjo situatë, paditësi ka vendosur të që të kërkojë kthimin e shumës prej 150 milionëë lekë si dhe të dëmshpërblejë për dëmin e shkaktuar gjatë peridhës që apartamenti nuk është vënë në dispozicion të paditësit Xhuxha.

Objekti i padisë
Arben Xhuxha i është drejtuar gjykatës së Tiranës në 20 korrik të këtij viti ku në sekretarinë e kësaj gjykate, ka depozituar padinë civile kundër administratorëve të fondacionit “Demokracia Popullore Xhaferi”. Padia mban numrin 15089, ndërkohë që shorti ka përzgjedhur si gjyqtare të çështjes, gjykatësen Fida Osmani. Në objektin e padisë, Arben Xhuxha pretendon se ai është banor në pallatit ku dhe ndodhet apartaamenti, të cilin ai e ka blerë nga fondacioni. Xhuxha i kërkon gjykatës së Tiranës të detyrojë palën e paditur të paguajë shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mosekzekutimi i detyrimit të lindur nga blerja e objektit, nëpërmjet procedurës së ankandit të zhvilluar nga administratorët e fondacionit “Xhaferri” në administrim, konkretisht një apartament i përbërë nga një dhomë e një guzhinë, të ndodhur në Tiranë Rr. Naim Frasheri” pall. 61/3 shk.1, ap. 25 me vlerë blerje 1.500.000 lekë. Më tej në padi thuhet se fondancioni të paguajë shumën e dhënë si çmim për blerjen e apartamentit t cipërcituar, shpërblimin e dëmit, shpenzimet dhe pagesat e bëra ligjërisht, humbjet e pësuara, fitimi që mund të nxirrej në kushtet e zakonshme të tregut, (fitimi i munguar), shpenzimet e arsyeshme e të nevojshme për të pakësuar dhe parandaluar dëmin, për të përcaktuar dëmin dhe përgjegjësinë si dhe ato të bëra për të gjetur një zgjidhje jashtëgjyqësore duke përfshirë edhe kamatat e arrira dhe kamatat ligjore.

Fondacioni “Xhaferri”
Fondacioni “Demokracia Popullore Xhaferi” është krijua në vitin 1995 dhe filloi të shtrinte veprimtarinë e saj në fshatrat e Lushnjës, Fierit dhe Beratit. Zyrtarisht ajo ishte një “fondacion” por në fakt u bë një nga firmat më të ashpra piramidale të vendit. Drejtuesi i saj, Rrapush Xhaferri u arrestua më 22 janar 1997, gjë që nxiti demonstratat e dhunshme të 24-25 janarit në qytetin e Lushnjës.
(gm/shqiptarja.com)

(Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com)