Paditë për divorc, afërsisht një e katërta e çifteve përfundojnë të ndarë në Shqipëri! Janë gratë që po lënë burrat

Paditë për divorc, afërsisht një e katërta e çifteve përfundojnë të ndarë në Shqipëri! Janë gratë që po lënë burrat

Foto ilustruese

Kur njerëzit zgjedhin të martohen, zakonisht ata e bëjnë këtë me synimin për të qëndruar së bashku përgjithmonë.

Megjithatë, afërsisht një e katërta e martesave përfundojnë në divorc në Shqipëri. Revolucion femëror: Gratë janë ato që ndërmarin më së shumti hapin e parë për të zgjidhur një martesë të palumtur.

Sipas të dhënave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në vitin 2018, rreth 3,600 kërkesa për divorc, ose 54% u bënë nga bashkëshortet.

Në 2019-n, rreth 4300 gra iu drejtuan Gjykatës për të kërkuar zgjidhje martese, ose gati 56% e kërkesave.

Arjana Manreka, psikologe, pohon për Monitor se, në vendin tonë janë kryesisht këto arsye që kontribuojnë në divorc: abuzimi fizik, problemet financiare, infertiliteti, pabesia apo tradhëtia dhe konfliktet mes tyre ose me familjarë të përfshirë. Sipas saj, fuqizimi i grave ka çuar në një rritje të divorceve sepse nuk e kanë më të vështirë ekonomikisht të ‘mbijetojnë’ pas martese, ashtu sikurse edhe opinioni që dikur i rëndonte, tani nuk përbën problem madhor. Sipas saj, suksesi profesional i grave ka ndihmuar në emancipimin e tyre ideologjik dhe ekonomik nga burrat, gjithashtu i bën gratë dhe burrat më pak të ndërvarur, duke ndryshuar përfitimet e martesës dhe kostot në rast se ndahen. Kjo perspektivë çon në pyetje të reja kërkimore, sidomos për efektin afatgjatë të pandemisë, pohon në fund psikologia.

Ulen divorcet në 2020-n, priten në rritje në 2021

Viti 2019 shënoi dhe numrin rekord të divorceve në vend, me gati 8 mijë të tilla, me një rritje prej 17.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Emigracioni, pavarësia ekonomike e grave, mosmarrëveshjet financiare kryesojnë listën si arsyet kryesore pse po divorcohen shqiptarët. Shifrat treguan për 2019 se kishim 26.1 divorce për 100 martesa. Në vitin 2020, sipas Ministrisë së Drejtësisë, numri i divorceve ka rënë ndjeshëm, duke zbritur në rreth 6 mijë, me një tkurrje prej 26.45 me vitin e mëparshëm. Kjo rënie reflekton situatën e krijuar nga pandemia, që çoi ndër të tjera dhe në mbylljen e Gjykatave dhe shtyu shqyrtimin e kërkesave për divorc.

Avokatja Margarita Kola pohon për Monitor se, ekspertët e fushës ligjore presin një reflektim të situatës së divorcit në shifrat që do të dalin për vitin 2021. Sipas saj, një pjesë e rasteve për divorc, të ardhura në fund të 2020, kanë nisur shqyrtimin në 2021. Arsyet janë: Mosfunksionimi i gjykatave, numri i ulët i gjykatësve në punë pas Vetingut etj.

Znj. Kola shton, se si tendencë botërore, pandemia shtoi konfliktet në çift, të cilat u reflektuan ose me divorc, ose më kërkesa për konsulenca martesore. Ndërsa sipas saj, kjo e dyta është thuajse jo e pranishme në Shqipëri (profesioni i konsulentit martesor/familjar) dhe duke marrë në konsideratë se, shqiptarët e kanë të vështirë të kërkojnë ndihmë te palë të treta, qoftë edhe psikologë, kjo do të çojë te një numër më të lartë të divorceve në 2021./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'