Paga milionëshe për
të shkolluarit jashtë

TIRANE- Ndryshe nga vitet e kaluara nisma për thithjen e trurit në vendin tonë, është shtrirë edhe në nivel të qeverisjes vendore. Sipas vendimit të qeverisë, të publikuar në fletoren zyrtare, kjo nismë argumentohet me faktin se pas përfundimit të studimit mbi arritjet e programit “Brain Gain” gjatë periudhës 2006–2011 u evidentua nevoja për ekspertë me nivel të lartë kualifikimi, si në institucionet qendrore ashtu edhe në ato të varësisë, ndaj u rekomandua që programi duhet pilotuar dhe në administratën vendore. Këhstu aktualisht këto specialistë mund të përfitojnë nga paketa nxitëse në ata vende pune ku përzgjedhja bëhet me konkurs, dhe sidomos sa i përket arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Madje në këto raste ata hyjnë në garë me deri 30 pikë më shumë, nga 100 pikë që është totali që duhet grumbulluar. Kështu personat e ardhur me “Brain gain” mund të punësohen në pozicionin e ministrit, shef kabineti, sekretar i përgjithshëm, drejtor institucioni varësie, këshilltar, koordinator, drejtor i përgjithshëm, nëndrejtor si dhe drejtor drejtorie. Për të gjitha rastet, përveç pagesës për pozicion pune, këta persona të rikthyer në administratën publike, nëse kanë doktoraturë në vit me 800.000 lekë të reja dhe kredinë lehtësuese, ndërsa ata me master marrin mbështetje me 600.000 lekë. Gjithashtu për të gjitha pozicionet e administratës publike ata marrin një shtesë në muaj prej 30.000 lekësh në muaj nëse kanë titullin shkencor “profesor”; 25.000 lekë në muaj nëse kanë gradën shkencore “profesor i asociuar” dhe 20 mijë lekë në muaj nëse kanë studime post master. “Në periudhën pas vitit të parë të punës që pason kthimin në Shqipëri, përfituesit e programit “Brain Gain” do t’i nënshtrohen skemës së bonuseve dhe shtesave në pagë që do të jenë në përdorim për të gjithë personat që punojnë në administratën qendrore në pozicione drejtuese, të cilët kanë përfunduar studimet e masterit apo doktoraturës jashtë vendit”, - thuhet në vendimin përkatës.
Universitetet
Ky program synon të mbështesë shumë edhe universitete. Përveç pagesës për mësimdhënien, individët që do të kualifikohen për skemën “Brain Gain” do të trajtohen me një paketë financiare që i lehtëson rikthimin në vend. Paketa përmban edhe mbështetje për pjesëmarrje në konferenca shkencore dhe botime akademike. Skema do t’u ofrohet edhe universiteteve private pas marrëveshjeve me to. Kështu rektorët dhe dekanët do të përfitojnë deri në 700.000 lekë mbështetje në vit, përveç pagesës së postit dhe mbështetjes me kredi lehtësuese e kurse trajnimi, ndërsa lektorët përfitojnë një mbështetje prej 500.000 lekë në vit. Për profesorët vizitorë nga vendet kontinentit Evropian (anëtarë të OECD për vizitë dyjavëshe), do të përfitojnë: as.prof 314.000 lekë; prof. i asociuar 343.000 lekë dhe për ata që kanë gradën profesor u sigurohet 404.000 lekë për dy javët e qëndrimit ku përfshihen të gjitha shpenzimet dhe pagesat.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi