Pagat, 5000 vetë fitojnë më
shumë se 200 mijë lekë në muaj

Pagat, 5000 vetë fitojnë më<br />shumë se 200 mijë lekë në muaj
TIRANE- Mbi 5000 individë që punojnë në Shqipëri kanë pagë mujore më të madhe se 200,000 lekë të reja. Në një vend si Shqipëria, ku ekonomia është në një gjendje të vështirë kjo është një e dhënë e vështirë për t’u besuar, por këtë gjë e pohojnë statistikat të Ministrisë së Financave. Ajo që vlen të thekohet është se për këta individë sistemi i ri fiskal parashikon një tatim më të lartë se sa ai aktual me taksën e sheshtë 10%. Nëse do t’i përmbahemi përllogaritjeve të sistemit të ri fiskal, një pagë 200,000 lekë të reja do të tatohet 29,100 lekë. Pra rritja e tatimit për këtë pagë do të jetë 9,100. Në kuadër të shumës 200,000 lekë të reja, rritja me 9,100 lekë të reja mbeten një shifër e “neglizhueshme” nëse marrim parasysh nivelet e tatimeve të vendeve të tjera europiane. Ndërkohë, sipas statistikave të Ministrisë së Financave, numri të punësuarve në Shqipëri është 423,643 individë, pra që paguajnë tatimet dhe janë të siguruar.

Përfituesit
Edhe pse parashikohet një rritje në sistemin fiskal, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve do të tatohen më pak se sa tatohen aktualisht me taksën e sheshtë 10%. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga 423,643 punonjës deri në 411626 prej tyre do të paguajnë më pak tatime me sistemin e ri fiskal. E thënë ndryshe mbi 97% të punonjësve do të paguajnë më pak tatime se sa paguajnë aktualisht me taksën e sheshtë.
 
Taksa 10%
Një numër i caktuar punonjësish, në bazë të sistemit të ri fiskal, do të tatohen po njësoj si në sistemin aktual me taksën e sheshtë. Këta janë ata individë që kanë një pagë 130,000 lekë të reja, të cilët me formulën e sistemit të ri fiskal, do t’u bjerë të tatohen me 13,000 lekë të reja. Numri i këtyre punonjësve, sipas burimeve të Ministrisë së Financave, është 1,421 individë.
 
Rritja
Në bazë të sistemit të ri fiskal, për rreth 1.5% të punonjësve do të ketë një rritje tatimesh, në krahasim me taksën e sheshtë 10%, që varion nga 5,300 lekë të reja deri në 9,100 lekë të reja. Ndërsa për 1.2% të punonjësve sistemi i ri fiskal parashikon një rritje në tatime që shkon përtej shumës 9,100 lekë të reja. Nëse do të krahasonim nivelin e jetesës në Shqipëri dhe pagat që marrin 2% e punonjësve në vend, mund të themi që rritja e tatimeve sipas sistemit të ri fiskal nuk rëndon pothuajse fare në financat e këtyre individëve. Gjithmonë ky krahasim bëhet me vendet e tjera europiane ku pagat e larta në raport me Shqipërinë kanë tatime akoma më të më dha se sa parshikohet në sistemin e ri fiskal.
 
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit