Pagat e bashkive 30 % më shumë 
 njehsohen me pushtetin qendro

Pagat e bashkive 30 % më shumë <br /> njehsohen me pushtetin qendro
VLORË -Qeveria parashikon rritjen e pagave për punonjësit e pushtetit vendor me 30%, duke i barazuar me ato të pushtetit qendror. Projektvendimi është në fazën e hartimit në Ministrinë e Shtetit për Çështjet Vendore dhe brenda dy jave pritet të kalojë në qeveri. Lajmin e dha dje ministri Bledi Çuçi gjatë një takimi me krerët e bashkive të Jugut në Vlorë. Ai tha se në thelb të projektvendimi qëndron njehsimi i pagave të punonjësve të bashkive me ato të Prefekturave apo Qarqeve.

“Ka një mospërputhje midis pagave që marrin punonjësit e bashkive dhe pagave që marrin për pozicione të njëjta punonjës të tjerë të sistemit publik pra punonjës të prefekturave apo agjencive qendrore dhe unë kam marrë iniciativën brenda qeverisë dhe besoj se shumë shpejt brenda dy javësh ne do miratojmë pikërisht ndryshimet përkatëse për të unifikuar pagat e punonjësve të bashkisë”, tha ministri i Çështjeve Vendore. Çuçi zhvilloi një takim informues me kryebashkiakët për ecurinë e transferimit të e funksioneve te reja tek bashkitë pas ndarjes se re territoriale, proces, që sipas ministrit ka problematikat e veta.

“Mbetet një paketë ambicioze dhe si e tillë ka nevojë që ne të kemi një dialog të vazhdueshëm me qeverisjen vendore në mënyrë që mos të cenohet në asnjë çast dhe në asnjë ditë cilësia e shërbimeve që do iu ofrohet komunitetit”, u shpreh Çuçi. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të bashkive Vlorë, Sarandë, Delvinë, Selenicë etj., ndërkohë që pritet zhvillimi edhe i katër takimeve të tjera. në gusht të vitit të kaluar qeveria miratoi strukturën e pagave për kryetarët e bashkive dhe administratorët, ndërsa shtyri për një afat tjetër pagat e punonjësve.
 
Projekti 
Pagat e punonjësve të bashkive do të rriten me 30%, përmes një vendimi që pritet të merret nga qeveria ditët e ardhshme. Në thelb të propozimit të Ministrisë për Çështjet Vendore është njehsimi i pagave të pushtetit vendor me ato pushtetit qendror, konkretisht me pagat e punonjësve të Prefekturave dhe Qarqeve. Gjithsesi drafti është ende në fazën e hartimit dhe ende nuk ka një formë përfundimtare të tij. Nga nisma e qeverisë përfitojnë vetëm punonjësit dhe jo administratorët apo kryetarët e bashkive. “Projekti ende nuk është gati, por brenda dy jave drafti do t’i përcillet Këshillit të Ministrave për miratim. Nga ky projektvendim përjashtohen 325 administratorët dhe 61 kryetarët e bashkive, pagat e cilëve u rritën në gusht të vitit të kaluar”, thanë burime pranë qeverisë për “Shqiptarja.com”. 
 
Pagat
Megjithëse pagat e punonjësve të bashkive do të njehson me ato të pushtetit qendror, sërish ato do të jenë në disproporcion mes tyre. Kësisoj, niveli i pagave do të jetë në bazë të rëndësisë së bashkive, ku përcaktues është numri i banorëve. Çka do të thotë se paga e një punonjësi në Bashkinë e Tiranë do të jetë më e lartë se ajo e një punonjësi në të njëjtin vend pune në Bashkinë e Sarandës apo Konispolit.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri