Pagat janë në ulje, Banka e
Shqipërisë kundër Berishës
Banka e Shqipërisë ka publikuar dje raportin e saj periodik lidhur me politikën monetare, ku konstatohet se, ndërsa punësimi po njeh stanjacion, pagat shënojnë ulje. Edhe viti 2013 do të jetë një vit i vështirë.
TIRANE- Banka Qendrore kundërshton deklaratat e vazhdueshme të kryeministrit Sali Berisha lidhur me rritjen e nivelit të pagave. Sipas raportit të politikës monetare, të publikuar dje nga ky institucion, pagat vitin e kaluar kanë rënë, si në terma realë ashtu edhe në terma nominalë.
“Ballafaqimi i kërkesë-ofertës ka përcaktuar një nivel më të ulët të pagave”, theksohet në raport, ku shtohet gjithashtu se “paga mesatare në ekonomi vazhdoi trendin rënës, të nisur që prej tremujorit të parë të vitit, por me normë më të ulët, edhe në tremujorin e tretë. Kërkesa e ulët për punë gjatë këtij viti është shoqëruar me reduktimin e pagave”.
Sipas Bankës, “e deflatuar me indeksin e çmimeve të konsumit, paga reale shënoi rënie vjetore 8.07%”. Ndërkohë, sipas të njejtit raport, rritje pagash qeveria ka kryer vetëm për administratën. “Në sektorin publik paga mesatare ka vazhduar rritjen, duke shënuar normën vjetore prej 7.6%. Në terma realë, kjo rritje rezulton 4.7%”, sipas BSH.
Raporti thekson se 2012-a ka qenë një vit i vështirë, me rënie të kreditimit dhe konsumit, jo vetëm nga shkaqe të jashtme. Ndërkohë, edhe viti 2013 do të jetë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare, sipas bankës qendrore. Në raport theksohet se pritet të “ngadalësohen investimet private”, ndërkohë që “qytetarët dhe bizneset ndjehen të pasigurt për të ardhmen”.
Tregues pozitiv ka qenë vetëm ai që lidhet me tregun e banesave. Në kushtet e rënies së ndjeshme të kërkesës, indeksi i çmimit të banesave në tremujorin e katërt ra me rreth 11.9%, i deflatuar me inflacionin. Indeksi i qirasë për Tiranën shënoi një rënie të theksuar me rreth 12.3% në terma nominalë vjetorë, duke konfirmuar prirjen e nisur që nga tremujori i kaluar. Në terma vjetorë realë, indeksi i qirasë u ul me rreth 14.5%.
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.4%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2862
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
KUJDES PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë
26 Nëntor, 14:19
-
Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës
26 Nëntor, 14:08
-
Detaji/ Grupi i Suel Çelës akuzohet se qëndron edhe pas atentatit të dështuar ndaj ‘Vis Korçarit’ në Elbasan më 2020! Dy vite më parë u kap Qosja
26 Nëntor, 14:03
-
Siguria në shkolla/ Rama: Sistem monitorimi me kamera brenda klasave, prindërit mund të kenë akses! Konsultime për mbylljen e TikTok
26 Nëntor, 13:58
-
Operacioni i SPAK/ Dervishi në Report TV: Organizata vepronte si mafia lokale, bllokonte politikën, Policinë dhe Drejtësinë! Roli i gazetarëve i paqartë, grupet gënjejnë
26 Nëntor, 13:52
-
Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës
26 Nëntor, 13:48
-
“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit
26 Nëntor, 13:39
-
E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë
26 Nëntor, 13:39
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39
-
E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë
26 Nëntor, 13:06
-
VIDEO/ Dalin pamjet e rënda të sherrit mes të rinjve te 'Qyteti Studenti', 20 vjeçari mori tre goditje me thikë
26 Nëntor, 13:06