Pagat nesër, naftëtarët e ARMO
mbyllin protestën në Tiranë

Pagat nesër, naftëtarët e ARMO<br />mbyllin protestën në Tiranë<br /><br>
TIRANE - Naftëtarët e uzinës naftënxjerrëse të ARMO-s në Ballsh, të cilët kanë mbërritur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, kanë protestuar përpara Ministrisë së Energjetikës për të kërkuar pagat e prapambetura dhe pagesat e siguracioneve. Përfaqësues të tyre së bashku me kreun e Sindikatave, Kol Nikollaj, dhe kreun e Sindikatave te industrisë, Taf Koleci, kanë takuar ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe deputetin e zonës, Ismet Beqiri, por nuk ka pasur dakordësi. I pranishëm në takim ishte edhe pronari i ARMO, Besnik Sula. ARMO ka premtuar shlyerjen e pagave ditën e nesërme, por kjo është kundërshtuar nga naftëtarët e ARMO, të cilët duan që pagat t'i marrin sot.

Pavarësisht kontestimit, minatorët mbyllën protestën dhe presin pagat ditën nesërme, pasi në të kundërt, siç paralajmëruan, do udhëtojnë sërish drejt Tiranës. Gjatë protestës, naftëtarët janë përplasur dhe me policinë çka ka bërë që të shoqërohet në komisariat një prej tyre. Naftëtarët u nisën dje në mesditë nga Fieri në këmbë drejt Tiranës ku mbërritën mëngjesin e sotëm. 

Zhvillimet minutë pas minute nga protesta e naftëtarëve:

Ora 15:50 Naftëtarët, Tabaku: Rama i mashtroi
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, reagoi për naftëtarët që protestojnë për mosmarrjen e pagës, ndërsa akuzon se gjendja e tyre është pasojë direkte e korrupsionit të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Ora 15:45 Sindikatat: LSI dhe disa OJF u përpoqën të na manipulonin
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë pas marrëveshjes së arritur me Ministrinë e Energjisë dhe Financave për shlyerjen e pagave të prapambetura për naftëtarët akuzon se LSI dhe disa OJF u përpoqën ta manipulon protestën e ditës së sotme.

Ora 14:00 Naftëtarët e ARMO mbyllin protestën: Vijmë nesër nëse s'kalojnë pagat
Punonjësit e ARMO-s në rafinerinë e naftës në Ballsh, kanë mbyllur protestën në Tiranë. Pas premtimit të kompanisë dhe ministrisë së Energjetikës së rrogat e prapambetura do kalojnë ditën e premte, protestuesit kanë marrë rrugën për në Fier. Ndërkohë, ata kanë paralajmëruar se nëse rrogat nuk kalojnë nesër, do vijnë sërish të protestojnë në Tiranë. 

Ora 13:00 Ministria e Energjisë: ARMO do paguajë rrogat nesër
Ministria e Energjetikës ka dhënë detaje nga takimi i Gjiknurit dhe Ahmetajt me përfaqësuesit e naftëtarëve të kompanisë ARMO në Ballsh. Me kërkesë të Sindikatës së Naftëtarëve, në takim u ftua dhe mori pjesë edhe administratori i kompanisë private IRTC, i cili garantoi përfaqësinë e punonjësve se brenda ditës së nesërme do të paguajë pagën e plotë të muajit Nëntor. 

Deklarata:
"Sot, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj zhvilluan një takim me një përfaqësi të punëtorëve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh dhe Fier dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Naftëtarëve.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e sindikatës parashtruan kërkesat e mëposhtme:
 
1.     Kryerja e pagesës për muajin Nëntor;
2.     Sqarimin e problematikës në lidhje me përfitimin e statusit të naftëtarit;
3.     Krijimin e infrastrukturës shëndetësore për trajtimin e sëmundjeve profesionale në Qarkun e Fierit;
4.     Gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike për të ardhmen e rafinerisë.
 
Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj theksuan edhe njëherë faktin se rafineria është tanimë një ndërmarrje në pronësi e përgjegjësi private, e për pasojë është detyrim ligjor dhe kontraktual i punëdhënësit privat të respektojë të gjitha detyrimet sipas legjislacionit në fuqi. 

Institucionet shtetërore, duke marrë parasysh problematikën e parashtruar nga qytetarët e Bashkisë së Ballshit, por edhe shqetësimet e bëra publike nga Sindikata e Naftëtarëve, janë angazhuar me seriozitet të plotë dhe në mënyrë të vazhdueshme që nga njëra anë punëdhënësi privat të plotësojë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj punonjësve dhe nga ana tjetër të drejtat e punonjësve të garantohen sipas ligjit 

Me kërkesë të Sindikatës së Naftëtarëve, në takim u ftua dhe mori pjesë edhe administratori i kompanisë private IRTC, i cili garantoi përfaqësinë e punonjësve se brenda ditës së nesërme do të paguajë pagën e plotë të muajit Nëntor. Në lidhje me Statusin e Naftëtarit, përfaqësia e punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh do të punojë ngushtësisht me grupin e punës të ngritur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për të përmbyllur në një kohë sa më të shpejtë aplikimet ligjore për përfitimin e statusit. 

Sa i përket të ardhmes së kësaj rafinerie dhe sektorit të përpunimit të naftës në përgjithësi, ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj i bënë edhe një herë me dije përfaqësisë së punonjësve se rafineria është në pronësi private, por institucionet shtetërore do të shohin mundësinë e thithjes së investitorëve seriozë në sektorin e përpunimit, në mënyrë që kjo industri të ketë një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Në të njëjtën kohë, kërkesës së punonjësve për ngritjen e një pavioni të specializuar për sëmundjet profesionale të naftës në Spitalin e Fierit, ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj iu përgjigjën me garancinë se plani i investimeve në sektorin e shëndetësisë në Qarkun e Fierit do të marrë përmbajë edhe këtë prioritet. Palët ranë dakord për të qëndruar në kontakt të vazhdueshëm dhe komunikim të drejtëpërdrejtë në ditët në vijim, me shpresën e një zgjidhjeje sa më të mirë dhe afatgjatë. 

Ora 12:30 Protestuesit përplasen me policinë, një i shoqëruar
Naftëtarët janë përplasur me policinë përpara Ministrisë së Energjetikës, ndërsa kanë bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve. Një prej protestuesve është ndaluar për kundërshtim të punonjësve të policisë. Naftëtarët kundërshtuan propozimin e Ministrisë dhe kompanisë ARMO për të kaluar rrogat ditën e nesërme.

"Situata aktuale, ramë dakord për pagesën, që pagesat kompania do t'i paguajë ditën e nesërme. Edhe unë që po flas jam një nga naftarët, kam punuar me turne edhe unë. Edhe unë po të isha në vendin e tyre, këtu do isha dhe brenda ditës së nesërme nëse kompania nuk bën ekzekutimin e pagave edhe unë si përfaqësues i popullit do jem mes tyre"


Ora 11:10 Protestuesit kundër: Është mashtrim, pagat i duam sot
Përfaqësuesit e naftëtarëve dhe sindikatës nuk janë dakord me këtë propozim dhe vijojnë mbështetjen për naftëtarët.

Ora 11:00 Përfundon takimi me Gjiknurin, Nikollaj: Pagat hidhen nesër
Kreu i Konfededetarës së Sindikatave, Kol Nikollaj, dhe drejtuesi i Sindikatës së Industrisë bashkë me një përfaqësi të naftëtarëve të Ballshit zhvilluan një takimin me Ministrin e Energjitikës Damien Gjiknuri për problemin e naftëtarëvë, të cilët po portestojnë jashtë ambienteve të Ministrisë. Në takim përfaqësuesit e qeverisë i premtuan përfaqësueseve të sindikatave dhe naftëtarëvë se do të paguajnë muajin nëntor dhe pagesat e tjera do t'i bëjnë në muajin janar.

takimi i gjiknurit me naftetaret
(Përfaqësia e minatorëve në takim me Gjiknurin, Ahmetajn dhe administratorin e ARMO)

Ora 10:30 Në takim edhe pronari i ARMO, Besnik Sula
Pronari i kompleksit "Taiëan", njëherazi njeriu që ka privatizuar ARMO-n, Besnik Sula ka qenë i pranishëm në takimin e sotëm të naftëtarëve me ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj. Sula është parë teksa dilte nga takimi në Ministri. 

beso sula
(Me rreth të kuq pronari i ARMO, Besnik Sula, duke dalë nga Ministria e Energjisë)

Ora 10:00 Protestuesit për Report Tv: Jo politikë me bukën e gojës
Naftëtarët e Ballshit thonë për Report Tv se s'do tërhiqen nga kërkesa e tyre për pagat e prapambetura. Ata pohojnë se kanë 12 rroga të papaguara nga vitet e kaluara dhe dy paga nga 2017, më konkretisht muaji nëntor dhe dhjetor. 

Ora 09:30 Një përfaqësi e naftëtarëve priten nga Gjiknuri dhe Ahmetaj
Përfaqësues të sindikatës së naftëtarëve dhe të protestuesve janë pritur në takim nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj në prani edhe të administratorit të ARMO-s. 

Ora 08:00 Minatorët e Ballshit mbërrijnë në Tiranë, protestë para Energjetikës
Rreth 200 punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh, të nisur nga Fieri një ditë më parë, kanë mbërritur në Tiranë mëngjesin e kësaj të enjte. Ata do protestojnë përpara Ministrisë së Energjetikës ku kërkojnë pagat e prapambetura. 
naftetaret ne tirane


naftetaret ne tirane

naftetaret protesta
(Naftëtarët protestë përpara Ministrisë së Energjetikës)

Er.K-l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore