Pagat reale në Britani pësojnë rënie rekord

Pagat reale në Britani pësojnë rënie rekord

Londër

Pagat reale të punonjësve në Britani ranë në periudhën tre mujore që përfundon në qershor, duke shënuar rënien më të theksuar që kur zyra e statistikave në vend filloi të publikonte të dhëna.

Në periudhën prill-qershor, pagat u rritën me 4.7 për qind, njoftoi ONS. Inflacioni arriti në 9.4 për qind në qershor, niveli më i lartë në 40 vjetët e fundit. Kjo do të thotë se pagat reale ranë 4.1 për qind, më e forta që kur zyra e statistikave nacionale ONS filloi të regjistronte të dhënat në 2001.

Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu se punëdhënësit punësuan 73 mijë punëtorë të rinj në korrik, duke e çuar numrin e të punësuarve në 29.7 milionë.

Në tremujorin e dytë, shkalla e papunësisë u rrit lehtë, në 3.8 për qind.

“Numri i njerëzve të punësuar u rrit në tremujorin e dytë të 2022, ndërsa shkalla e papunësisë dhe numri i njerëzve që nuk punonin dhe as nuk kërkonin punë ishin pothuajse të pandryshuara”, tha drejtori i statistikave ekonomike të ONS. Në të njëjtën kohë, orët totale javore duket se janë stabilizuar pak më poshtë niveleve para pandemisë,” tha Morgan.

Kjo do të thotë që punëdhënësit kanë pak më pak probleme me gjetjen e punëtorëve.

“Statistikat e sotme tregojnë se gjendja e tregut të punës është shumë e mirë, papunësia është më e ulët se gati 40 vjet më parë”, tha ministri i Financave Nadhim Zahawi.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!