Pagë e majme, Al Nassr ofertë të majme Sergio Busquets! E dëshirojnë krah Ronaldos

Pagë e majme, Al Nassr ofertë të majme Sergio Busquets! E dëshirojnë krah Ronaldos

Ronaldo dhe Busquets

Al Nassr në Arabinë Saudite nuk do ndalet vetëm te Cristiano Ronaldo. Klubi me bazë në Riad është në kërkim të Sergio Busquets, duke i bërë një ofertë të majme kapitenit të Barcelonës. ESPN bën me dije se drejtuesit e klubi i kanë ofruar 13 milionë euro në sezon 34-vjeçarit, për ta bindur të hedhë firmën në kontratë.

Pasi u tërhoq nga kombëtarja e Spanjës, Busquets duket se do tundohet për një aventurë të re jashtë La Ligës, aty ku do përfitojë shumën e majme në sezon. Me Barçën Busquets ka fituar 33 trofe. "Ai ka një kontratë deri në qershor dhe do të qëndrojë deri në fund të sezonit, pastaj do të shohim”, tha së fundmi trajneri i Barcelonës, Xavi. Duket se Busquets në fundin e sezonit do largohet falas nga Barça.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024

VIDEOLAJM/ Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024