Vendimi i OSHEE-së i bërë publik edhe nga kryeministri Edi Rama për faljen e kamatëvonesave të energjisë elektrike në masën 80% për të gjithë ata që e paguajnë debinë e plotë deri në fund të muajt shkurt të vitit 2015, ka sjellë fluks qytetarëve pranë zyrave të OSHE në Lezhë.
 
Lezhë, debitorët në radhë për të paguar faturat
Debitorët janë dyndur në radhë për të paguar faturat e pashlyera të energjisë elektrike edhe në zyrat e OSHEE në Lezhë, ndërsa pohojnë se kjo është një nismë që ju vjen në ndihmë.
 
Burime nga OSHEE në Lezhë kanë bërë të ditur se është shtuar edhe numri i sporteleve me qëllim për t’u ardhur sa më shpejt në ndihmë qytetarëve.
 
Radhë edhe në zyrat e OSHEE në Korçë
Ndërkohë e njëjta panoramë është edhe në zyrat e OSHEE-së rrethin e Kukësit, ku abonentët debitorë qëndrojnë me orë të gjata në radhë për të shlyer faturat prapambetura të energjisë elektrike.
 
Qytetarët pohojnë për mikrofonin e “A1 Report” se falja e kamatës është një vendim shumë i mirë nga qeveria, duke i ndihmuar ata të shlyejnë faturat e mbartura.
 
Kukës, debitorët shlyejnë faturat e prapambetura
Kukësi është një nga rrethet me numrin më të madh të debitorëve të energjisë elektrike në vend. Propozimi i OSHEE-së për të falur 80% të kamatëvonesave për ata që paguajnë deri në fund të muajt shkurt ka joshur debitorët në këtë qytet, duke bërë t’i drejtohen zyrave të OSHEE-së për të shlyer debitë e prapambetura.
 
Një numër i madh qytetarësh janë vënë në radhë në zyrat e OSHEE të Kukësit për të paguar faturat e papaguara.
 
Sakaq e njëjta tablo paraqitet edhe sportelet e OSHEE-së në disa qytete të vendit.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)