TIRANE - Teksa aksioni i OSHEE-së në bashkëpunim me policinë e shtetit kundër vjedhësve të energjisë elektrike vazhdon, Posta Shqiptare ka zgjatur oraret e shërbimit në zyrat postare në të gjithë vendin për tu dhënë mundësi qytetarëve të shlyejnë detyrimet e energjisë.
Përmes një komunikate për shtyp, Posta Shqiptare, thekson se ka marrë vendimin për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, që në këtë mënyrë të eleminojnë rradhët e gjata dhe brenda një kohe të shkurtër të paguajnë faturat e energjisë.
Aksioni kundër vjedhjeve të energjisë elektrike dhe abuzuesve është në ditën e tij të shtatë teksa të shumtë janë qytetarët të cilët qëndrojnë në radhë në zyrat e Postës Shqiptare për të paguar detyrimet e energjisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com