TIRANË, 5 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka një fluks të madh në sportelet e OSHEE deri natën.
Duke kujtuar edhe një herë premtimin e qeverisë që kush paguan të gjithë borxhin menjëherë ul 80% të kamatvonesës, Kryeministri Rama ka shprehur respekte për ata që paguajnë.
"Fluks i madh në sportelet e OSSHE deri natën! Kujtesë: Kush paguan gjithë borxhin menjëherë ul 80% kamatëvonesën. Respekt për kë paguan!", shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij. /a.ke/










