TIRANE - Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale e ka pranuar problemin me mosdhënien në kohë të pagesës së ndihmës për personat me aftësi të kufizuar.
Gjatë analizës së punës për vitin 2012, ministri Spiro Ksera sqaroi se ka pasur një mungesë rakordimi të kërkesave me njësitë vendore.
“Nga ana e pushteti vendor pati mosrakordime të kërkesave. Në disa njësi vendore ka pasur probleme të mbështetjes me financim edhe nga ana e Ministrisë për shkak se Komisionet mjeko-ligjore të caktimi të aftësisë së kufizuar vazhdonin dhe kishin rritur në mënyrë të jashtëzakonshme numrin e përfituesve gjë të cilën nuk e kishim parashikuar në buxhetin tonë”, tha Ksera.
Ndër të tjera Ksera nuk la pa përmendur faktin se gjatë vitit 2013 prioritet i këtij institucioni do të jetë mbështetja për shtresat në nevojë dhe ulja e varfërisë nëpërmjet rritjes së masës së ndihmës ekonomike për familje me 5.6%.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com