Rregullorja e re pritet të ndikojë në xhepat e atyre deputetëve që janë pjesë e dy komisioneve. Ndalimi që rregullorja do t’i bëjë deputetëve për të marrë pjesë në më shumë se në një komision pritet të “varfërojë” xhepat e më shumë se 45 deputetëve nga mazhoranca dhe opozita. Deputetët kanë një pagesë fikse prej 2500 lekësh për çdo komision që marrin pjesë, ndërkohë që edhe nga dietat anëtarët e komisioneve përfitojnë rreth 15000 lekë në javë. Mesatarisht deputetët janë pjesë e 3 komisioneve në javë, çfarë do të thotë se rregullorja e re do të heq nga xhepat e tyre një shumë të konsiderueshme parash.