Pagesat për koncesionet në vitin 2025 arrijnë në 14.2 mld lekë! Rruga e Arbrit dhe kontratat në shëndetësi marrin vlerat më të mëdha

Pagesat për koncesionet në vitin 2025 arrijnë në 14.2 mld lekë! Rruga e Arbrit dhe kontratat në shëndetësi marrin vlerat më të mëdha

Foto ilustruese

Tirane- Buxheti i vitit 2025 do të financojë 10 kontrata koncesionare. Sipas relacionit të projektbuxhetit pagesat për kontratat koncesionare do të arrijnë në vlerën 14.2 miliardë lekë, nga 14 miliardë lekë që është vlera e pritshme për tu shpenzuar këtë vit. Pra gjatë vitit të ardhshëm do të shpenzohen 204.5 milionë lekë më shumë se viti aktual për koncesionet

“Për vitin 2025, pagesat vjetore neto që parashikohet të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesionare/PPP, kapin vlerën rreth 14.2 miliardë lekë. Rrjedhimisht, në buxhetin 2025 respektohet kufizimi ligjor i sipërcituar në zbatim të rregullit fiskal respektiv, pasi vlera e parashikuar prej rreth 14.2 miliardë lekë për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare apo PPP për vitin 2025, përbën vetëm 2.2% të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme për vitin 2024 prej rreth 655.7 miliardë lekë”, thuhet në relacion.

Vlerën më e madhe e pagesave do të shkojë për koncesionin e Rrugës së Arbrit prej 3 miliardë e 360 milionë lekë, ndjekur nga kontratat koncesionare të shëndetësisë ajo e sterilizimit dhe e shërbimeve laboratorike që do të përfitojnë pagesa nga 1.9 miliardë lekë secila. Më pas vjen koncesioni i skanimit në doganë me 1.5 miliardë lekë pagesa, për të bijuar me inceneratorin e Tiranës me 1.2 miliardë lekë pagesa.


Pagesat për kontratat e koncesioneve
-Rruga e Arbrit 3 miliardë e 360 milionë lekë
-Autostrada Milot-Morinë 720 mln 
-Porti i Jahteve Orikum-Dukat 956 mln lekë
-Skanimi në dogana 1 miliardë e 573 milionë lekë
-CHECK UP- me pagesë në vlerën 876 milionë lekë 
-Për koncesionin e sterilizimit do paguhen 1.9 miliardë lekë. 
-Për Ofrimin e shërbimit të dializës 960 milionë lekë
-Për shërbimet laboratorike 1.9 miliardë lekë
-Përmirësimi i infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë 715.1 milionë lekë 
-Për inceneratorin e Tiranës 1 miliardë e 270 milionë lekë
PAGESAT PËR KONCESIONET 
Viti 2024         14,023,580 mijë lekë
Viti 2025         14,231,130 mijë lekë
Rritja                +207,550 mijë lekë


Lajmi kryesor:

Pr/buxheti 2025 do jetë 8.2 mld euro, 600 mln euro më shumë se ky vit! Qeveria ndan vetëm 53 mln euro për indeksimin dhe bonusin e pensionistëve


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi