Ardhja në jetë e vogëlushit të Kim Kardashian dhe Kanye West bëri padyshim një bujë të paparë në media, por më shumë sesa lindja e tij, njerëzit i intrigonte emri i famshëm i djalit. Pas shumë aludimesh në media, Kim Kardashian duket se e ka bërë publik emrin e famshëm në Instagramin e saj.
Saint West është emri me të cilin u pagëzua vogëlushi që erdhi në jetë paraditen e së shtunës. Ndryshe nga sa mendohej, emri nuk ka lidhje me anët e horizontit, por i shqipëruar do të thotë 'Shenjt'.
Kim bëri me dije dhe peshën e vogëlushit Saint, një djalë i shëndetshëm që peshonte plot 3 kg e 600 gramë.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com