Pagjumësi? Ja si ta luftoni me
teknikën e re të frymëmarrjes

Me siguri i keni provuar të gjitha mënyrat: një banjë e nxehtë, një gotë e nxehtë qumështi, por asnjë nga këto nuk ka bërë efekt. Ju  qëndroni ende shtrirë por zgjuar, me dëshirën e madhe që të flini.
 
Tanimë shkencëtarët pohojnë së më në fund është gjetur një mënyrë për të shpëtuar nga pagjumësia  për vetëm 60 sekonda. Kjo gjetje nuk ka të bëjë fare me drogën që përdorin disa njerëz për të stimuluar gjumin.

Teknika e re quhet “qetësuesi natyral për sistemin nervor” i cili ndihmon në reduktimin e tensionit  që kaplon trupin.

Teknika është e thjeshtë:
 
Fillimisht realizoni një frymënxjerrje me gjithë fuqinë e kraharorit, domethënë nga goja juaj të dalë tingulli “Huuuuushhh”.
Mbylleni më pas gojën dhe me hundë thithni ajër 4 herë.
Më pas mbajeni frymën për 7 seconda.
 
Dhe pas gjithë këtyre nxirreni të gjithë frymën, duke përsëritur tingullin “huuushh” për 8 sekonda rresht.
 
Kujdes! Mbani mend se ajrin me hundë duhet ta thithni qetësisht, ndërsa frymën nga goja ta nxirrni me gjithë fuqinë tuaj.
Kjo teknikë bazohet në një praktikë të vjetër Indiane me emrin “Pranayma”, që do të thotë “rregullim i frymëmarrjes”.
gj

  Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve