Pagjumësia dëmton trurin

Pagjumësia dëmton trurin
Ideale është të flesh nga një minimum prej 7 orësh dhe një maksimum prej 8 orë dhe 45 minuta.

Mos janë shumë për detyrat tuaja të përditshme? Më mirë ju vlen të hiqni dorë nga diçka dhe të plotësoni gjumin, sepse pasojat e gjumit të dobët  janë të shumta dhe të provuara shkencërisht.

 Në veçanti, sasia e pamjaftueshme e toksinave dhe substancave që janë të eliminuara gjatë gjumit mund, me kalimin e kohës, të rrisin rrezikun për trurin tonë.

Sipas hulumtimit të fundit nga Universiteti i Alabama tek  njerëzit të cilët flenë më pak se gjashtë orë në natë, mungesa e mjaftueshme e gjumit rrit ndjeshëm gjendjen e ankthit. Mund të jetë faza e parë e një situate të stresi me pasoja shumë të rrezikshme.

Për gratë ekziston një rrezik më shumë. Sipas një studimi japonez gratë  që flenë më pak se gjashtë orë janë mëshumë të ekspozuara ndaj  kancerit të gjirit. Kjo është e e lidhur me nivelet e të ulëta të melatoninës.

Kush neglizhon gjumin mund të përballet me problemet dhe vështirësitë e tjera. Si rritja e tendencës për të fituar peshë. Kjo është për shkak të prodhimit të ulët të hormonit leptin, që i tregon trurit  ndjenjën  e  ngopjes si dhe hormoneve të lidhura me stimulimin e oreksit.

Ndryshimet negative që sjellin dhe shtim në peshë duket të jetë veçanërisht të dallueshme në njerëz të cilët flenë 4-6 orë. Ndër të tjera janë edh eproblemet me mësuarin dhe kujtesën, ndjesia e lodhjes apo humori i keq.

Redaksia Online
( Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve