Kompania në Connecticut “Light & Power” i ka kthyer një gruaje 10 500 dollarë, pasi për 25 vjet rresht ajo kishte paguar gabimisht për dritat e rrugës që gjenden pranë shtëpisë së saj.

Grace Edwards e ka zbuluar gabimin kur do të shiste shtëpinë e saj dhe blerësi i kërkoi që ta njoftonte me shpenzimet komunale.

Kjo firmë fillimisht refuzoi t’ia kthejë paratë zonjës Edwards, por pastaj u pajtua, pasi në këtë kontest u fut Zyra për ndihmën e konsumatorëve në shtetin Connecticut.

Nga llogaritë doli se Grace Edwards ka paguar mesatarisht 35 dollarë në muaj më shumë sesa energjia që ka shpenzuar në shtëpinë e saj”.
(gm/Shqiptarja.com)