Transferimi i Antoine Griezman te Barcelona për 120 mln euro ka sjellë irritimin e Atletico Madrid pavarësisht se katalanasit kanë paguar klauzolën. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Atletico shkruan se pretendon edhe 80 mln euro nga ky kalim, duke patur parasysh faktin që klauzola e Griezman deri më 1 korrik ishte 200 mln euro.
“Shuma e depozituar është e pamjaftueshme për të kënaqur klauzolën, pasi është e qartë se marrëveshja mes lojtarit dhe Barcelonës u mbyll para se klauzola të binte nga 200 në 120 milionë euro, ashtu siç vet Grizman njoftoi lamtumirën nga klubi në 14 maj.
Ne kemi filluar procedurat dhe e konsiderojmë të përshtatshme këtë gjë, për mbrojtjen e të drejtave tona legjitime”, shkruhet në komunikatën e klubit spanjoll.