Do duhet të ishin në Londër për finalen e Champions League këtë të shtunë në 21:00, teksa 270 tifozë të Real Madrid kanë mbetur jashtë për duelin kundër Dormtund për shkak të një problemi me avionin që duhet të udhëtonin.
Këtë mëngjes ata do duhet të udhëtonin drejt Londrës, me avionin që pësoi një defekt dhe nuk u ngrit në fluturim nga kryeqyteti spanjoll.
Tifozë kishin paguar drejt një agjencie 1.095 euro për fluturimin drejt Londrës, por fati nuk ka qenë me ta. Një prej tifozëve i pyetur në intervistë zbuloi se ka avionë të tjerë që nisen drejt Londrës, por ata ishin me familjarët e futbollistëve dhe tifozët nuk i lejojnë në bord.