FIER - Aplikimi për një pashaportë është kthyer në një mankth për qytetarët fierake.

Cdo ditë radhët janë të pranishme në zyrat e aplikimit të pashaportave në këtë qytet, ndërsa gjatë ditës së sotme pati edhe një shkëputje të energjisë elektrike.

Kjo solli shtimin e radhëve dhe paralizimin e punës në këto zyra, e qytatarët pohojnë së situata të tilla janë prezente cdo ditë. 

Aplikuesit, shumica prej të cilëve janë kthyer nga emigrimi kërkojnë ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e këtij problem.

“Kam dalë me gjithë nusen e çunit këtu, me një fëmijë të vogël, 4 vjeç dhe nuk mbaruam punë pardje më fal të Premten se të Shtunë dhe të Djelë këta nuk punojnë, se kështu tha ajo zonja që punon aty. Erdhëm sot prapë ja urdhëro po rrimë si puna atij budallait”, - tha një qytetar .

“Problemi është energjia po të ketë korent mbase duhet të rregullohen gjërat”, - tha një qytetar tjetër

E njëjta panorama paraqitet edhe në zyrat e aplikimit të pasaportave në disa rrethe të vendit.
 paisja me pasaporta
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)