Çmimin Nobel në Kimi këtë vit e kanë fituar tre shkencetarë, të cilët kanë krijuar pajisjen më të vogël në botë në përmasat e një molekule.
Bëhet fjalë për francezin Jean Pierre Sauvage, skocezi Stoddart dhe hollandezi Bernard L. Feringa.
Çmimi iu akordua për studimin e tyre mbi nanomakinat. Shkencëtarët u vlerësuan nga Akademia suedeze pasi ata kanë konceptuar makinën më të vogël në botë duke studiuar lëvizjen e kontrolluar të molekulës.
Një kërkim i tillë studimor do të ndihmojë në zhvillimet e mëtejshme të materieve të reja. Bëhet fjalë për një makinë biologjike e aftë të prodhojë lëvizje të cilat molekulat i realizojnë në kushte normale.
Është një çmim i cili tejkalon kufijtë mes bilogjisë dhe teknologjisë sepse kërkimet e tre shknecëtarëve i hapën rrugë mundësisë për të realizuar dhe prodhuar pajisje gjithnjë e më të vogla.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com