Pajisje të reja për Pediatrinë,
Manastirliu:Përmirësojmë cilësinë
Dy pajisje të reja diagnostikuese, aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, dhe një sërë aparaturash të tjera mjekësore i shtohen Pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).
Dy pajisje të reja diagnostikuese, aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, dhe një sërë aparaturash të tjera mjekësore i shtohen Pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).
“Aparaturat e reja që janë instaluar në këtë ambjent krejtësisht të rikonstruktuar dhe të përshtatur për fëmijët, siç është aparatura e Rontgenit, rrisin ndjeshëm cilësinë e diagnositikimit për të trajtuar më mirë sëmundjet e fëmijëve, duke përmirësuar cilëninë e shërbimeve në Pediatri”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu gjatë ceremonisë së inagurimit, ku merrte pjesë edhe ambasadori i Japonisë në Shqipëri, z. Makoto Ito.
Duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Japoneze prej 17 vitesh për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, Ambasadori i Japonizë, z. Ito, shprehu besimin se ky donacion do të kontribuojë në ndërtimin e një miqësie dhe partneriteti të qëndrueshëm midis dy vendeve tona.
Pajisjet e reja kompletojnë kabinetin e imazherisë pediatrike në një ambjent të rikonstruktuar e të përshtatur më së miri për të vegjlit, që ta ndjejnë sa më pak peshën e sëmundjes. Aparatura moderne e Rontgenit, me vlerë rreth 200 mijë USD, jo vetëm përmirëson diagnostikimin e sëmundjeve, por funksionon me doza shumë të vogla rrezatimi, çka rrit ndjeshëm sigurinë për fëmijët që kryejnë këto ekzaminime. Në këtë kabinet kryhen rreth 7 mijë ekzaminime në vit dhe falë kësaj aparature të re që shërben për diagnostikimin bazë të të gjitha sëmundjeve, fëmijët do të mund të diagnostikohen dhe trajtohen më mirë.
Investim tjetër shumë i rëndësishëm është pajisja eko Doppler, e cila zëvendëson aparaturën e vjetër të pediatrisë. Me këtë pajisje jo vetëm rritet niveli diagnostikues për të gjitha sëmundjet e fëmijëve, por edhe shtohen ekzaminime të reja, pasi për herë të parë arrihet të kryhet ekzaminimi i enëve të gjakut. Kjo aparaturë do të kryejë rreth 8 mijë ekzamnime në vit.
Vetëm gjatë këtij viti, falë partneritetit me Agjeninë Japoneze të Bashkëpunimit, janë investuar 570 mijë USD në pajisje të reja mjekësore në Pediatrinë e QSUT-së. Duke falenderuar ambasadorin japonez dhe përfaqësuesit e JICA-s për mbështetjen, Ministrja Manastirliu u shpreh se shpresojmë që këtë bashkëpunim ta shtrijmë edhe në Pediatritë e tjera në Shqipëri.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.9%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 1605
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbahet në GJKKO seanca për verifikimin e masës së sigurisë për ish kreun e bandës së Durrësit, dy ditë më parë u ekstradua nga Spanja
20 Mars, 09:51
-
Itali/ Kishte bërë ‘kërdinë’ në Gjermani me 9 grabitje në seri, ‘skifteri’ shqiptar arrestohet në Bari pas 5 vitesh kërkime! Plaçkiti 140 mijë euro mall
20 Mars, 09:49
-
Aksidenti tragjik me 4 viktima, momenti kur forcat zjarrfikëse ndërhyjnë për të nxjerrë trupat e pajetë
20 Mars, 09:41
-
Paraqitet në SPAK sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj! S'dihen arsyet
20 Mars, 09:38
-
Arrestohet nipi i ish-ministrit Lefter Koka, iu gjet armë pa leje në banesën në Durrës
20 Mars, 09:31
-
Rama: Rruga e bregdetit të Lezhës do bëhet si Spanja, po investohet tek e Fierit! Edhe Europa ka pleq nëpër fshatra, s’është vetëm fenomen shqiptar
20 Mars, 09:26
-
Ardian Ismajli nuk ia del, kundër Anglisë në tribunë
20 Mars, 09:20
-
'Histori për libra', Rama: Jam i vetmi lider shqiptar që kam udhëheqësit e BE në celularin tim
20 Mars, 09:17
-
Rama: Brenda mandatit të katërt industri prodhuese ushtarake në Shqipëri, për dronë dhe armatime! Lista e Vlorës për 11 majin? Gjithpërfshirëse, edhe të djathtë
20 Mars, 09:11
-
Rama ironizon koalicionin e Berishës: Aleanca e kënetës madhështore! Gjuzin e kanë lënë mënjanë, Jenishehri i ka denoncuar me fjalët më të rënda
20 Mars, 09:10
-
Kombëtarja U-17 shkëlqen në Elbasan, mposht 4-1 Azerbajxhanin! Evangjelos Gjoka shënon tre gola
20 Mars, 09:05
-
“Dil nga jeta jonë”, Rama-komentuesit: Mbyllja e TikTok nuk është as censurë e as çmenduri! Mos dëgjo bufin, por kontribuo që të thajmë kënetën
20 Mars, 09:02