Pajisjet fiskale/ Vijon konsultimi publik për 'Fiskalizimin', dje me sektorin IT

Pajisjet fiskale/ Vijon konsultimi publik për 'Fiskalizimin', dje me sektorin IT

Ministria e Financës dhe Ekonomisë zhvilloi dje takimin e radhës të drejtpërdrejtë me palët e interesit për konsultimin  e projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i njohur ndryshe edhe si “Fiskalizimi”.

Zëvendësministri i Financës dhe Ekonomisë Elton Haxhi, gjatë takimit ku morën pjesë përfaqësues të sektorit të Teknologjisë së Informacionit, bëri një prezantim të përgjithshëm të ndryshimeve që do të sjellë ky projektligj, me qëllim modernizimin e sistemit fiskal. Në këtë takim ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj dhe drejtuesja e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

Gjatë fjalës së tij, Haxhi vlerësoi të rëndësishëm kontributin që po jep ky grup interesi në lidhje me këtë proces, pasi do të sjellë një përmirësim cilësor në aspektin e teknologjisë së informacionit.

“Projektligji i paraqitur për konsultim konsiston në një ndryshim thelbësor në lidhje me sistemin e faturimit dhe teknologjinë, duke bërë të mundur transmetimin e të dhënave nga tatimpaguesit në Administratën Tatimore në kohë reale. Nga 1 janari 2020 do të fillojë sistemi i ri i monitorimit të faturimit “biznes – konsumator”, ose transaksionet me para në dorë. Në janar të vitit 2021 parashikohet që të transmetohen në mënyrë elektronike në kohë reale edhe faturat midis bizneseve dhe më pas do të kemi një transmetim të tillë edhe për transaksionet midis bizneseve dhe qeverisë, organeve shtetërore. Ky takim ka për qëllim më tepër adresimin e çështjeve që do t’i vijnë në ndihmë biznesit me zgjidhje softuerike që do të shërbejnë për transmetimin e të dhënave nga pajisjet fiskale, softuerët fiskalë, në sistemin qendror të monitorimit”, tha ai.

Përfaqësuesit e shoqatave të sektorit të IT-së adresuan çështjet kryesore të vlerësuara nga ana e tyre si të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit të përmirësimit të kuadrit bazë ligjor. Ata vlerësuan këtë nismë të qeverisë, e cila pritet të modernizojë sistemin fiskal shqiptar.

Ditën e sotme, po për këtë qëllim, do të zhvillohet takimi i Këshillit Tatimor.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT