Pajtim Bello: Albpetroli, shitje e dyshimtë

Pajtim Bello: Albpetroli, shitje e dyshimtë
Sipas ish-zv.ministrit të Energjetikës Pajtim Bello, privatizimi është i dyshimtë dhe i pambështetur në ligj

Zoti Bello, cila shifër mund të jetë çmim i përafërt për shitjen që po ofron qeveria e aseteve të ndërmarrjes së naftës?

Në rast se kjo kompani do të shitet më pak se 600 milionë dollarë, do të thosha se praktikisht qeveria atë ua fal privatëve. Këtë e them, duke u nisur nga fakti që po jep jo vetëm asetet, por edhe të gjitha koncensionet që janë në fuqi.

Po nga pikëpamja ligjore, a është e justifikuar kjo shitje?

Procesi aktual duket jo vetëm i dyshimtë, por edhe i pambështetur në legjislacionin ekzistues. Një koncension i dhënë nuk mund të privatizohet, siç po ndodh aktualisht. Privati që ka një marrëveshje koncensioni për naftën, e ka këtë marrëdhënie me shtetin dhe kështu është në kontratë. Tani ai do të ketë kontroll nga një privat tjetër, çka ndryshon gjithë marrëdhënien e biznesit.

Pse e bën këtë qeveria? Për të marrë më shumë lekë?

Mungesa e fondeve në buxhet është tashmë një fakt i dukshëm. Por, nga ana tjetër, procesi i organizuar në një mënyrë të tillë pa logjikë shpreh edhe një paaftësi, tashmë të provuar në vite, të kësaj qeverie për të kontrolluar koncensionet dhe në këtë mënyrë "lan duart" me to, duke ua besuar këtë kontroll privatëve, siç mendoi se bëri edhe me shpërndarjen e energjisë elektrike.

Një qeveri e ardhshme a mund ta anulojë kontratën?

Mundet, por kjo ka një kosto të lartë, në rast se kontrata miratohet nga parlamenti

Intervista ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)