Pajtim Bello: Një shaka pa kripë e pseudopatriotëve!

Pajtim Bello: Një shaka pa kripë e pseudopatriotëve!

Sali Berisha në protestë

E bombardoi opinion se do bënte një demostratë kombëtare kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë. Në fakt Saliu nuk e ka patur seriozisht. Ai nuk mund të protestonte kundër aleatit të vet Vuçiç, trashëgimtarin që ia la Millosheviçi.  Ia donte puna, që duke e përdorur si karrem, në shesh të mblidhte qindra mijra shqiptarë nga të gjitha trevat. Të paktën ai kishte besuar se shqiptarët lehtësisht do të gënjeheshin, do të binin në grackë si mizat pas mjaltit.

Por kjo nuk ndodhi. Dhe pse? Një ndër arsyet është se shqiptarët e kishin parë me sytë e tyre tradhëtinë e njeriut që i thirri në protestë dhe jo vetëm njëherë. Në sytë e tyre iu janë shfaqur mijra kosovarë të vrarë e të djegur nga një masakër ku grishësi i protestës ishte bashkpuntor me Millosheviçin. Millosheviçi vuri në dispozicion ushtarët, tanket, avionët dhe gjthë llojet e armatimit kurse Sali Berisha i furnizoi me naftë, benzinë e vajgur avionash; ishin të dy bashkpuntorë me koontribut të barabartë në këtë masakër.

Shqiptarët janë bindur se udhëheqjen politike dhe ushtarake e kanë dërguar në Hagë një pjesë e atyre që ishin organizatorë të kësaj proteste. Ishin pikërisht këta që i ofruan Dik Martinit tezën se UÇK ishte një organizatë terroriste që kishte hartuar lista njerëzish për pushkatim. Të gjithë e kanë kuptuar se Rremzi Hoxhën e zhduku Shërbimini Informativ i Saliut dhe Gazidedes, natyrisht jo pa urdhër. Shqiptarët e dinë se Saliu është takuar me Millosheviçin në Ohër ku bënë pazarin e kontrabandës së naftës dhe të ndalimit të futjes së armëve nga Shqipëria për UÇK; Saliu i bëri realitet detyrat që i ngarkoi ustai Millosheviç, bile në kufirin Shqipëri-Kosovë u vranë ushtarkët e UÇK që mbulonin operacionin për të kaluar armatimin drejt Kosovës.

Pas kësaj lulëzoi kontrabanda e dërgimit të armëve ku me parat e kosovarëve u majmën jo pak matrapazë pranë PD. Pikërisht për këto dhe jo vetëm, shqiptarët e braktisën Sali Berishën. Mitingut nuk i dhanë gjallëri as folësit e sidomos ata dhe ato që shqiptarisë i njohën vetëm dy lidera, ku njeri pa dyshim ishte Saliu.

Për të qarë hallin për ata që bënin biogafinë patriotike  të familjes prej së shkuarës. Shumë mire për të shkuarën por këta pinjollë e kishin rastin të provonin që ishin po aq patriotë sat ë parët. Ishte lufta heroike e UÇK. Kjo luftë kishte nevojë që këto zonja e zotërinj të ishn kaq trima në beteja sa edhe me fjalë.

Nuk e bënë dhe tentuan ta bëjnë në këtë demonstratë por donin mbështetjen e shqiptarëve. Por askush nuk u gënjye! Shpresoja se shqiptarët do ti braktisnin këta skifterë luftë nxitës kështu dhe kështu ndodhi. Dhe nuk kanë për tu gënjyer kurrë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zana: 20/12/2021 23:36

    Sa keq Pajtim perfitoi Vilma nga PS u be zv ministre ndersa ti jo.Me vjen keq

    Përgjigju
  • Vilma: 20/12/2021 23:27

    Aman o Pajtim me keto servilizma qe i ben per te zene nje vend te mire ne PS.

    Përgjigju
  • Beni: 20/12/2021 22:55

    Sa hipokrit dhe i paskrupullt,me gruan Serbe dhe del gjoja po ben proteste kundra Serbeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025