Pajtimi Kosovë-Serbi, Lajçak: Kemi qenë më ambiciozë, por Marrëveshja e Ohrit është e detyrueshme! Borrell: Ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

Pajtimi Kosovë-Serbi, Lajçak: Kemi qenë më ambiciozë, por Marrëveshja e Ohrit është e detyrueshme! Borrell: Ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e cilëosi si një pikëkthese marrëveshjen “interesante” në negocimin e dy shteteve. Ai u shpreh se BE ka qenë edhe më ambicioze në këtë proces por kjo pikë e negociatave është e detyrueshme. Ndërsa përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka njoftuar ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së për marrëveshjen që është arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë. Borell e ka pranuar se marrëveshja e arritur krijon një status-quo në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë që Lajçak dha për Radion Evropa e Lirë të parën prej se Kurti dhe Vuçiç u pajtuan për të zbatuar Marrëveshjen e BE-së, më 18 mars në Ohër - ai nënvizoi se të dyja palët duhet t’i zbatojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve. Aty bën pjesë edhe Neni 4, i cili thotë se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Lajçak theksoi se Kosova e ka obligim që menjëherë të fillojë me zbatimin e pjesës së Marrëveshjes që lidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai pranoi se BE-ja kishte një plan më ambicioz: nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizim dhe një draft-aneks me afate kohore dhe detyra të qarta. Por, ai tha se udhëheqësit e dy vendeve nuk kanë mundur të bien dakord për secilën pikë dhe se presidenti serb ka refuzuar ta nënshkruajë dokumentin. Prandaj, propozimi ka ndryshuar.

Në 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian. Ndërmjetësues të takimit ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak. Në cilësinë e vëzhguesit ishte i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:39
Borell komenton pajtimin Kosovë-Serbi në Ohër: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

1679413198_49448596605.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka njoftuar ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së për marrëveshjen që është arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë. Borell e ka pranuar se marrëveshja e arritur krijon një status-quo në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Së fundi, për Kosovën dhe Serbinë. I informova ministrat për marrëveshjen që arritëm në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment historik i rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre dhe sigurisht që krijon një status quo të re në Dialog. Ne nuk do të jemi më – shpresoj – në gjendje krize, por [të fokusuar] në zbatimin e Marrëveshjes që u pranua më 27 shkurt”, ka thënë Borell,.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja