Ëndërronte të bënte historinë e tij dhe të boksit shqiptar, por dueli me kampionin e WBC Agit Kabayel ka rezultuar tejet i vështirë për Nelson Hysën. 42-vjeçari ka mundur të rezistojë vetëm dy raunde në ndeshjen kryesore të boksit në Duseldorf, që kishte mbledhur rreth 55 mijë tifozë në stadium.
Kabayel, mbajtësi i titullit, tregoi supermacinë që në raundin e parë ndaj Nelson Hysës. Megjithatë në disa episode Hysa arriti t’i përgjigjej. Kjo deri në raundin e dytë kur shqiptari pësoi një lëndim në dorën e majtë, ndërsa për disa sekonda dueloi vetëm me të djathtën. Kabayel e kuptoi momentin dhe pas disa grushteve Hysa u dorëzua. Ekipi i shqiptarit kërkoi mbylljen e ndeshjes që parashikonte 12 raunde.
Për Nelson Hysën kjo ishte humbja e parë në karrierë në boksin profesionist. Pas 27 fitoresh gjigandi shqiptar dorëzohet përballë një kampioni botëror, që ka arritur të triumfojë ndaj më të mirëve të këtij sporti.
Për t’u veçuar që atmosfera para dhe gjatë ndeshjes ishte e jashtëzakonshme dhe e veshur me ngjyrat kuqezi. Edhe pse në shtëpinë e Kabayel, shumë shqiptarë kishin udhëtuar për të mbështetur Nelson Hysën. Ky i fundit zgjodhi të hynte me disa këngë patriotike në ring, duke shtuar dozën e adrenalinës që fatkeqësisht nuk mjaftoi.
-
Atmosfere fantastike por Hysa e filloi sikur te ishte ne round te 10 dhe mezi merrte fryme or teeeejjjjj
Përgjigju








Komente
Komento