Pak orë para protestës së Berishës, mbyllet çdo derë e selisë së PD-së! 'Blindohet' edhe Kryeministria

TIRANË- Edhe pak orë ka mbetur nga nisja e protestës së shumë përfolur të 8 janarit të thirru nga Sali Berisha. Kampi i mbështetësve të Berishës thonë se do të jetë paqësore e ndërsa nga ana tjetër PD-ja zyrtare flet për skenare dhune me banditë e kriminelë, e për këtë kanë bërë me dije se kanë marrë edhe masa. Po cilat janë masat?  Në media kanë dalë foto të dyerve të blinduara brenda në seli, e për t'i parë nga afër këto, Report Tv me gazetaren Danjela Maloku kanë bërë një inspektim se si paraqitet situata në seli në orët e pasdites. Çdo derë e selisë është e mbyllur.

Gazetarja Danjela Maloku tentoi të futej brenda në seli nëpërmjet derës kryesore apo edhe asaj nda e cila hynin të rinjtë e FRPD-së, por tashmë ato janë të mbyllura me çelës dhe të mbuluara me adezivë që nuk të lejojnë për të parë nga brenda.

Situata brenda selisë paraqitet e qetë, pa shumë lëvizje, të paktën me aq sa mund të shihet nëpërmjet ditareve në katin e parë, në anën e majtë të selisë.

Nga ana tjetër, masa ka marrë edhe Kryeministria. Ndonëse protesta është thirrur të mbahet në seli, kryeministria ka 'blinduar' derën kryesore ashtu si kurse është bërë në çdo protestë të së shkuarës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, 'blindohet' Kryeministria

1641580801_f55e37973b1a4444be724a0d58cd5ee0.jpg

Në prag të protestës së njoftuar ditën e nesërme, njëkohësisht po merren masa për të mbyllur dyert e kryeministrisë. Siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, dera kryesore është 'blinduar' me veshjen metalike, siç ka ndodhur në çdo protestë. Ndonëse nuk ka informacione se protestuesit do të shkojnë në kryeministri, gjithsesi janë marrë masat.

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Biri: 07/01/2022 22:07

    Mos more na fiket fare,,,,qenka mbyllur d era e pd,,,s"do na zene gjume dot...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi