Pak javë më parë u zbulua se shumë shpejt aktori i njohur i humorit, Gaz Paja do të bëhet baba për herë të parë, pasi bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël. Ndërsa mbrëmjen e sotme i ftuar në ‘Soiree’ në ekranin e ‘Top Channel’ me gazetaren Jonida Shehu, Gazi ka zbuluar se do të jetë baba i një djali.
Ai ka rrëfyer gjithashtu se kryetari i bashkisë, Erion Veliaj i jep këshilla të vlefshme për kohën kur djali do të vijë në jetë. Ndonëse Paja është treguar tepër i rezervuar përsa i përket jetës private, me siguri në momentin kur fëmija do të vijë në jetë do të zbulojë edhe emrin e tij.
Komento