Pak para koncertit të tij në Brazil, persona të armatosur grabisin furgonin e këngëtarit të njohur

Pak para koncertit të tij në Brazil, persona të armatosur grabisin furgonin e këngëtarit të njohur

Harry Styles, foto nga Gustavo Caballero

Harry Styles aktualisht po bën turne në Amerikën e Jugut, por ai dhe ekipi i tij 'ranë pre' e një grabitjeje në Brazil.

Sipas gazetës braziliane G1, ngjarja ndodhi këtë javë kur një pjesë e stafit të Styles po udhëtonte në rrugën nga Sao Paulo në Curitiba ku ai ishte planifikuar të performonte një koncert. Ekuipazhi njoftoi menjëherë se ata ishin viktima të një krimi.

Lajmi u përhap me shpejtësi dhe sipas informacioneve, mjeti është kapur nga tre persona të cilët kanë kërcënuar shoferin dhe kanë marrë instrumentet dhe disa objekte të tjera.

Flitet se këngëtari ka qenë në automjet në momentin e grabitjes, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar. Autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të gjurmojnë sulmuesit, deri më tani furgoni si dhe përmbajtja e tij nuk janë gjetur.

Turneu i Harry Styles në Amerikën Jugore i quajtur Love On Tour ka qenë një sukses deri më tani, pavarësisht grabitjes, pasi ai ka shitur të gjitha biletat dhe pati pjesëmarrje të madhe.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

“Swing marathon”, adhuruesit e Jazz-it bëhen bashkë në Shkodër me një performancë të jashtëzakonshme

“Swing marathon”, adhuruesit e Jazz-it bëhen bashkë në Shkodër me një performancë të jashtëzakonshme