Pak ditë para largimit nga Shqipëria, zv/ambasadori amerikan, David Muniz, përcjell mesazhin e fundit për qytetarët shqiptarë. Në një postim në faqen e ambasadës në Facebook, Muniz shpreh bindjen se Shqipërinë e pret një e ardhme e ndritur.

Nga klima, tek burimet natyrore e njerëzit mikpritës, Muniz rendit arsyet pse gjithmonë ka besuar se Shqipëria është një parajsë e vogël në Adriatik.

Postimi i ambasadës:

Keni klimë të mrekulleshme, natyrë të mrekullueshme, keni aq shumë burime që mund të zhvillohen, keni njerëz të mrekullueshëm dhe më e rëndësishmja, që e shprehin veten në mënyrë krijuese dhe tregojnë aftësitë të cilat unë mendoj se do e bëjnë këtë vend një parajsë të vogël këtu në Adriatik. Mezi pres që në të ardhmen të rikthehem dhe të shoh të gjithë zhvillimet dhe të gjitha gjërat që do të ndodhin, sepse çdokush e di që ky vend do të bëhet i mrekullueshëm. Si shqiptarë, kjo është në dorën tuaj për tu bërë e mundur dhe mendoj se shqiptarët po e kuptojnë se ata mund ta arrijnë këtë gjë dhe unë mendoj se do ia dalin dhe vërtet mezi pres ta shoh të realizuar”, thotë Muniz në deklaratën e tij.