Protesta e opozitës/ BE në një zë: Eksplozivët të papranueshëm, përgjegjësia e drejtuesve /DEKLARATA

Protesta e opozitës/ BE në një zë: Eksplozivët të papranueshëm, përgjegjësia e drejtuesve /DEKLARATA

Pas SHBA-së, delgeacioni i Bashkimi Evropian në Shqipëri, për herë të parë në një deklaratë të përbashkët me Britaninë, Gjermaninë dhe Italinë, dënon aktet e dhunshme në protestat e opozitës. Të njëjtët deklaratë, kanë bërë më tej edhe tre ambasada të tjera, ajo gjermane, britanike dhe  italiane, të cilat e kanë shpërndarë në faqet e tyre zyrtare. Përmes deklaratës së bërë pak para nisjes së protestës së sotme, selitë kryesore diplomatike në vendin tonë, i bëjnë thirrje opozitës joparlamentare dhe drejtuesve të saj që të mos përdorin eksplozivë ose ndonjë send tjetër për të shkaktuar lëndime pasi ky akt është krejtësisht i papranueshëm. Ata i drejtohen drejtpërdrejtë liderëve politikë që të mbajnë përgjegjësi si për sigurinë e pjesërmarrëve ashtu edhe për banorët e Tiranës, duke parandaluar përshkallëzimin e protestave.

Deklarata përmbyllet edhe me një thirrje për palët politike që të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike.

"Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike"

Deklarata e delegacionit të BE-së dhe ambasadave gjermane, britanike, italiane

Ndërkohë më herët edhe zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer u shpreh se nëse në protestën e sotme do ketë dhunë, përgjegjësit do jënë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.  Sipas Palmer, Basha e Kryemadhi jo vetëm duhet të ndalin dhunën, por dhe të bashkëpunojnë me institucionet që të identifikojnë personat e dhunshëm. Ai paralajmëroi edhe njëherë se kush prek zgjedhjet nuk shkel në SHBA.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?